LAJMI I FUNDIT:

Monex po planifikon ta ringjall shkëmbimin e hakuar japonez CoinCheck

Monex po planifikon ta ringjall shkëmbimin e hakuar japonez CoinCheck

Shkëmbimi i hakuar kriptovalutave japoneze CoinCheck është blerë zyrtarisht nga një nga firmat më të mëdha në Japoni të brokerimit. Monex Group ka përshkruar planet e saj për ringjalljen e Coincheck dhe rreziqet që lidhen me blerjen.

CoinCheck zyrtarisht është bërë një degë e Monex Group më 16 prill, njoftoi media vendase pasi firma udhëheqëse e letrave me vlerë në internet ranë dakord të investojnë 3.6 miliardë Yen, apo rreth 33.55 milionë dollarë në blerjen e shkëmbimit. Monex është ndër firmat më të mëdha japoneze të brokerimit, konkurrentët e të cilëve përfshijnë SBI Securities, Rakuten Securities, Matsui Securities dhe Kabu.com, shkruan Telegrafi.


Në një konferencë shtypi të premten, Monex zbuloi financat e Coincheck për vitin fiskal që mbaron më 31 mars. Të ardhurat e këmbimit ishin 9.13 milionë dollarë dhe të ardhurat e saj neto operative ishin 6.7 milionë dollarë. Për më tepër, shkëmbimi ka rreth 1.7 milionë llogari përdoruesi dhe 71 punëtorë.

Shefi i Monex, Oki Matsumoto, i tha punëtorëve të CoinCheck, se “Nuk ka ndryshime në personel”, duke shtuar se Monex do të respektojë pagat dhe trajtimin e punonjësve të Coincheck dhe nuk do të “ndryshojë emrin apo logon e kompanisë dhe thekson vazhdimësinë.

“Duke përmendur se ai beson se Agjencia Japoneze e Shërbimeve Financiare (FSA) do të japë regjistrimin e ri të CoinCheck” brenda dy muajve”, përsëriti ai në konferencën për shtyp. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Agro Trade hap showroom-in e ri të pijeve - mysafirë special presidenti i Coca-Colas dhe Ujit Tepelena

Agro Trade hap showroom-in e ri të pijeve - mysafirë special presidenti i Coca-Colas dhe Ujit Tepelena

Elfije Boletini
Momentin kur dështon dreka, zgjidhja e shpejtë është Perfetta

Momentin kur dështon dreka, zgjidhja e shpejtë është Perfetta

Perfetta Pashteta
Ministria e Financave: Dikush po tenton t’i mashtrojë pensionistët, me premtime për përfitime monetare

Ministria e Financave: Dikush po tenton t’i mashtrojë pensionistët, me premtime për përfitime monetare

Ekonomi
Kurti: Zvicra, një ndër investitorët kryesorë në Kosovë me 1.1 miliard euro investime

Kurti: Zvicra, një ndër investitorët kryesorë në Kosovë me 1.1 miliard euro investime

Ekonomi
Lansohet BrainHero: Platforma AI që zhvillon kreativitetin e fëmijëve

Lansohet BrainHero: Platforma AI që zhvillon kreativitetin e fëmijëve

BrainHero.ai
Të gjithë duan të punojnë në këto qytete - a jeni dakord dhe si do të vepronit po ta merrni një ofertë?

Të gjithë duan të punojnë në këto qytete - a jeni dakord dhe si do të vepronit po ta merrni një ofertë?

Botë
Kalo në kategori