LAJMI I FUNDIT:

Drita heq qafe Vllazninë, vazhdon lidershipin në Superligë

Drita heq qafe Vllazninë, vazhdon lidershipin në Superligë

Drita ka bërë detyrën e saj duke mundur lehtësisht Vllazninë e Pozhoranit 2-0.

Që nga fillimi i ndeshjes Drita ishte më e mirë në fushë dhe kishte iniciativën.


E nuk vonoi shumë dhe erdhi goli i parë në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Mesfushori mysafir, Elbasan Thaqi luajti me dorë në zonë dhe gjyqtari akordoi penallti.

I saktë nga 11 metërshi ishte qendërmbrojtësi Fidan Gërbeshi që solli gëzim të madh tek Intelektualët.

Pasi kaluan gjysmë ore lojë, Vllaznia mbeti me një futbollist më pak në fushë pasi Thaqi u ndëshkua me të kuq.

Me epërsinë numerike në fushë dhe në rezultat, për Dritën ishte gjithçka më e lehtë.

Pesë minuta para fundit të pjesës së parë, mbrojtësi anësor Drilon Musaj shënoi një super gol nga distanca për 2-0.

Me epërsinë e dy golave për vendasit përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

Drita ishte më e mirë në fushë edhe në pjesën e dytë duke sulmuar vazhdimisht.

Raste të mira kishin Bujar Shabani, Leutrim Kryeziu e Xhevdet Shabani por që rezultati mbeti ai i pjesës së parë.

Kësisoj Drita vazhdon të mbetet lidere e vetme në Superligë me 53 pikë të tubuara, tri më shumë se Prishtina.

Ndërkohë Vëllaznia e Pozhoranit zhytet në pozitën e fundit në tabelë me vetëm 14 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme Drita do të luaj derbin me Llapin në udhëtim, ndërkohë Vllaznia do të jetë nikoqire e Prishtinës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori