LAJMI I FUNDIT:

Drenica fiton derbin kuqezi ndaj Flamurtarit

Drenica fiton derbin kuqezi ndaj Flamurtarit

Drenica ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Flamurtarit në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të të Superligës së Kosovës.

Skuadra nga Skenderaj ka arritur ta marr një fitore shumë të rëndësishme ndaj kryeqytetasve, pasi kjo fitore i lë ende jashtë pozitave të barazhit.


Minutat e parë të ndeshjes i takuan Drenicës që e dominoi ndeshjen, teksa Kreshnik Uka (‘9′), shpërdoroi mundësinë e parë të ndeshjes.

Pas tij, Mendes (12′) provoi me kokë për Flamurtarin dhe Shkelëzen Lushtaku (23’) për Drenicën, por asnjëri nuk pati sukses t’i ndryshoj shifrat.

Edhe vazhdimi i pjesës së parë i takoi vendasve, por edhe përkundër rasteve të shumta nuk arritën të gjejnë rrjetën dhe shkuan në pushim pa gola.

Fillimi i pjesës së dytë foli në të mirë të kuqezinjve nga kryeqyteti, të cilët tentuan të shënojnë me anë të Samir Sahitit (63′) dhe Rron Statovcit (66′), por fati ju mungoi dhe rezultati mbeti i njëjtë.

Pas këtyre rasteve të Flamurtarit, Drenica arriti të kthehet në lojë duke shënuar në minutën e 72-të kaluan në epërsi 1-0 me golin e Denis Peposhit, i cili shënoi edhe në minutën e fundit për 2-0, duke vulosur fitoren dhe rezultatin përfundimtar.

Me këtë fitore, Drenica mbetet jashtë barazhit në pozitën e tetë me 39 pikë, ndërsa Flamurtari në vendin e 11-të me vetëm 15 pikë apo tri më pak se vendet e barazhit.

Në ndeshjen e ardhshme, Drenica luan në udhëtim te Besa e Pejës, ndërsa Flamurtari e pret në shtëpi Vëllaznimin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori