LAJMI I FUNDIT:

Kidnapohet një fëmijë në Shtime

Kidnapohet një fëmijë në Shtime

Një 11 vjeçar raportohet të jetë kidnapuar gjatë ditës së sotme në Shtime.

Këtë e ka konfirmuar edhe Policia në rajonin e Ferizajt.

“Është raportuar se një fëmijë i moshës 11 vjeçare është kidnapuar rreth orës 20:00. Policia është në fazën e verifikimit dhe hetimit të ngjarjes ”, ka thënë Policia.

Deri më tani nuk ka ndonjë informacion tek organet e hetuesisë apo familjarët se ku mund të jetë fëmija në fjalë.

Familja e tij thotë se atë e ka parë një tjetër i mitur, duke u rrëmbyer, dhe duke u futur në një automjet, me shpejtësi./Telegrafi/