LAJMI I FUNDIT:

Lansohet platforma “Telegrafi Local News”: Zëri i shtatë rajoneve të Kosovës

Lansohet platforma “Telegrafi Local News”: Zëri i shtatë rajoneve të Kosovës

Telegrafi.com ka lansuar platformën e re dhe inovative për të siguruar lajme lokale nga të gjitha fushat nga shtatë rajonet e Kosovës, duke qenë kështu platforma e parë e këtij lloji në Ballkanin Perëndimor.

Projekti “Telegrafi Local News” synon të ofrojë për lexuesin informacion të detajuar dhe të specializuar për secilin rajon.

Por, cilat janë risitë dhe çka do të ofrojë kjo nismë platformë e re në Telegrafi.com?


Gentian Lluka, drejtor i Telegrafi.com, në promovimin e platformës, tha se për herë të parë Telegrafi po ‘ateron’ në shtatë rajone të Kosovës.

Gentian Lluka, CEO Telegrafi.com /Foto: Ridvan Slivova/

“Kemi lansuar një platformë shumë ambicioze që nga themelimi i Telegrafit. Për herë  të parë ne po kthehemi dhe po aterojmë nëpër regjione dhe qytete. Në kuadër të këtij projekti kemi punësuar shtatë gazetarë, në shtatë regjione. E kemi ndërtu platformën e dedikuar për çdo regjion”, ka thënë Lluka.

Ai po ashtu tregoi se në kuadër të “Telegrafi Local News” po hapet horizonti i ri i mundësive për bizneset.

“Në kuadër të ‘Telegrafi Local News’ po hapet një horizont i ri i mundësive dhe produkteve dhe shërbime për bizneset lokale dhe ato nacionale”, tha Lluka.

Mentori i këtij projekti Veselin Vaçkov tha se ky projekt do t’i mundësojë gazetarisë lokale të lulëzojë në këtë vend, që njerëzit të kenë lajme nga rajoni i tyre, jo vetëm nga Prishtina.

Veselin Vaçkov – mentor në projektin e “Telegrafi Local News” /Foto: Ridvan Slivova/

“Gazetari, që natyrisht kritikon dhe mbikëqyrë njerëzit e fuqishëm, por edhe një gazetari që gjithashtu ndihmon njerëzit të ndihen të sigurtë, sepse ata jetojnë në një vend me perspektivë dhe potencialisht me prosperitet për të ardhmen”, u shpreh ai.

Projekti i ri “Telegrafi Local News” - bashkohuni me ekipin e lajmeve lokale
Lexo po ashtu Projekti i ri “Telegrafi Local News” - bashkohuni me ekipin e lajmeve lokale

Edhe Richard Le Vey, shef i Politikave të Brendshme dhe Komunikimeve në Ambasadën Britanike në Kosovë, u shpreh se ndjehet krenar që Britania e Madhe vazhdon të mbështesë iniciativa të tilla si në Kosovë ashtu edhe në rajon.

Richard Le Vey, shef i Politikave të Brendshme dhe Komunikimeve, ambasada Britanike në Kosovë /Foto: Ridvan Slivova/

“Ne po flasim deri në pafundësi…., se çdo ditë e më shumë po bëhet më e qartë shkalla e lajmeve të rreme. Është ky informacion nga i cili jemi të bombarduar nga shtete autoritare që tentojnë të mohojnë demokracinë, apo dikush që përpiqet të përfitojnë shpejt”.

“Një mjedis pluralist i medias së lirë që ofron informacion të saktë, ndërkohë që gjithashtu është thelbësore dhe shpesh kjo harrohet se ne e bëjmë këtë në një mënyrë që është financiarisht e qëndrueshme, e kjo mbetet mbrojtja jonë më e mirë”, ka thënë ai.

Ndërsa, Majlinda Mazelliu, drejtoreshë në British Council për Shqipëri dhe Kosovë, tha se ndjehet e kënaqur që Telegrafi është përzgjedhur si një nga mediat më të suksesshme për të marrë mbështetjen e tyre jo vetëm në Kosovë, por edhe si një nga mediat më të suksesshme në Ballkanin Perëndimor.

Majlinda Mazelliu, drejtoreshë në British Council për Shqipëri dhe Kosovë /Foto: Ridvan Slivova/

Platforma do të ofrojë jo vetëm lajme ditore nga të gjitha fushat si: ekonomi, biznes, kulturë, sport etj, por do të ketë edhe analiza, profile, opinione e intervista me personalitete të ndryshme dhe reportazhe që pasqyrojnë jetën e komuniteteve lokale, përfshirë arritjet gjithëpërfshirëse.

Telegrafi Local News /Foto: Ridvan Slivova/

Përveç kësaj, “Telegrafi Local News” do të shërbejë edhe si një guidë për aktivitete lokale, duke ofruar ide për kohën e lirë si: evente kulturore, sportive dhe hapësira argëtuese.

Kjo platformë synon të bëhet burim kryesor për çdo gjë që ndodh në komunitetin lokal, duke lidhur njerëzit me informacione të dobishme dhe të shpejta.

"Telegrafi Local News" projekti më ambicioz në prag të lansimit
Lexo po ashtu "Telegrafi Local News" projekti më ambicioz në prag të lansimit

“Telegrafi Local News” synon të aktivizojë një epokë të re në sferën e gazetarisë lokale në Kosovë, duke sjellë një frymë moderne dhe të paanshme.

Ndryshe, ky projekt që shënon një hap të rëndësishëm në zhvillimin e Telegrafit është mbështetur nga ‘Western Balkans Media for Change Program’. /Telegrafi/

Eventi i lansimit të platformës “Telegrafi Local News” /Foto: Ridvan Slivova/
Eventi i lansimit të platformës “Telegrafi Local News” /Foto: Ridvan Slivova/
Eventi i lansimit të platformës “Telegrafi Local News” /Foto: Ridvan Slivova/
Eventi i lansimit të platformës “Telegrafi Local News” /Foto: Ridvan Slivova/
Eventi i lansimit të platformës “Telegrafi Local News” /Foto: Ridvan Slivova/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilla se si të mbroheni gjatë shkarkimeve të rrufesë

Këshilla se si të mbroheni gjatë shkarkimeve të rrufesë

Lajme
Ambasadori britanik shkon në veri: Dëgjova shqetësimet dhe shpresat e komunitetit serb

Ambasadori britanik shkon në veri: Dëgjova shqetësimet dhe shpresat e komunitetit serb

Lajme
Kryebashkiaku i Vlorës: Plazhet janë plot, po lansohen reklama negative

Kryebashkiaku i Vlorës: Plazhet janë plot, po lansohen reklama negative

Lajme
Kush është “Klea”, vazja që mashtronte me bursat duke thënë se është mbesa e kryeministrit Edi Rama

Kush është “Klea”, vazja që mashtronte me bursat duke thënë se është mbesa e kryeministrit Edi Rama

Lajme

"Stenta 3”, dëshmitarja thotë se ka dyshime që bashkëshorti i saj ka ndërruar jetë për shkak se nuk iu vendosën stentat

Drejtësi
Artikulli i “Slobodna Bosna”, që u publikua nga RTK, Bordi: Do të ketë masa rigoroze konform ligjit

Artikulli i “Slobodna Bosna”, që u publikua nga RTK, Bordi: Do të ketë masa rigoroze konform ligjit

Lajme
Kalo në kategori