LAJMI I FUNDIT:

Serbia arrin marrëveshje me EHF-in, kurrë më nuk do të takohen me ekipet apo përfaqësuesen e Kosovës

Serbia arrin marrëveshje me EHF-in, kurrë më nuk do të takohen me ekipet apo përfaqësuesen e Kosovës

Hendbolli serb kurrë më nuk do të ballafaqohet me homologët nga Kosova.

Kështu ka pohuar presidenti i Federatës së Hendbollit të Serbisë (RSS), Dragan Skrbic, i cili ka treguar se ka arritur një marrëveshje për këtë gjë me Federatën Evropiane të Hendbollit.


Sipas kësaj marrëveshje, edhe në rast të shorti përcakton të takohen ekipet apo përfaqësueset e këtyre dyja vendeve në ndonjë ngjarje, atëherë do të hedhet sërish shorti.

“Federata e Hendbollit të Serbisë ka arritur një marrëveshje me drejtuesit e EHF dhe kurrë më nuk do të ndodhë që kombëtarja apo një ekip nga Serbia të luan me Kosovën apo ekipet e saja. Është vendosur që edhe që të ndryshohet shorti në rast se na bjerë të luajmë me ata në mënyrë që të mos përsërite diçka e ngjashme me çfarë ndodhi në Beograd rreth dhjetë ditë më parë”, tha Skrbic për “Alo”.

Vuçiq: Si t'ia shpjegojmë qytetarëve se Ukraina nuk pranon të luajë kundër Kosovës në Kiev dhe se Serbia do të luajë në Kragujevac
Lexo po ashtu Vuçiq: Si t'ia shpjegojmë qytetarëve se Ukraina nuk pranon të luajë kundër Kosovës në Kiev dhe se Serbia do të luajë në Kragujevac

Turneu kualifikues për junior, ku ishte planifikuar të takohet Serbia dhe Kosova, fillimisht është dashur të luhet në Kragujevc, pastaj u transferua në Kovilovo, por u anulua javën e kaluar me vendim të Qeverisë së Serbisë.

Pas kësaj, EHF pezulloi përzgjedhjen e Serbisë nga konkurrenca dhe RSS-n e pret një dënim i rëndë.

Ndryshe, edhe xhudistet serbe nuk janë lejuar të ballafaqohen me xhudistet tona ndërsa Kosova ka paralajmëruar pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian të Karatesë që do të mbahet në Serbi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Serie A
Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Premier League
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Ndërkombëtare
Kalo në kategori