LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa flet për diskriminimin e femrave në industrinë muzikore

Dua Lipa flet për diskriminimin e femrave në industrinë muzikore
(Foto: Getty Images)

Dua Lipa asnjëherë nuk ka hezituar që t’i vë femrat dhe feminizmin në qendër të artit të saj muzikor.

Videoklipet e hiteve të saja muzikore, si “New Rules” dhe “IDGAF”, karakterizohen me praninë e një grupi femrash që e mbështesin njëra-tjetrën.


Ndërkaq, në një intervistë për version britanik të revistës GQ (botimi i muajit maj), këngëtarja shqiptare ka dhënë opinionet në lidhje me seksizmin dhe fushatat e tilla, si #MeToo.


Seksizmi nënkupton paragjykimin, stereotipizimin apo diskriminimin në baza gjinore (zakonisht ndaj femrave).


“Për një artiste femër duhet një angazhim shumë më i madh, nëse nuk je ulur pranë një pianoje ose me një kitarë, e keni parasysh?”.

“Për një artist mashkull, njerëzit menjëherë supozojnë se ata e shkruajnë vet muzikën e tyre, mirëpo për femrat, mendojnë se gjithçka është e përgatitur”, ka thënë 22-vjeçarja për GQ.

Të gjitha lajmet për Dua Lipën
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Dua Lipën

Dua ka folur më tej rreth ngacmimeve seksuale duke i vendosur në kontekst të kulturës patriarkale.

“Kjo gjë është rrënjosur në kokat tona se djemtë do të jenë djem dhe se kjo është e padëmshme”, është shprehur ajo duke shtuar se personalisht nuk ka qenë viktimë e keqtrajtimeve seksuale, mirëpo ka thënë se fushatat, si ajo #MeToo, janë shumë të rëndësishme.


Fushata #MeToo (“Edhe unë”) ka nisur nga tetori i vitit 2017 si një hashtag në rrjetet sociale për të ndihmuar në parandalimin e ngacmimeve dhe keqtrajtimeve seksuale, sidomos në vendin e punës. Kjo fushatë nisi menjëherë pas skandalit hollivudian të abuzimeve seksuale nga producenti i famshëm, Harvey Weinstein.


“Për shumë femra, qofshin aktore, këngëtare, modele, apo çfarëdo qofshin tjetër, nuk e kanë të drejtën të vishen si duan dhe çfarë duan, dhe nuk merren seriozisht (për atë që thonë apo bëjnë)”, ka thënë Lipa. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Magazina

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

Magazina
Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Magazina
Kim Kardashian zbulon se ish-bashkëshorti i saj e detyroi t’ia kthente unazën edhe pse e kishte paguar vetë

Kim Kardashian zbulon se ish-bashkëshorti i saj e detyroi t’ia kthente unazën edhe pse e kishte paguar vetë

Magazina
Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Magazina
Kushtoi mbi 3 mijë dollarë, Selena Gomez ua shiti fansave unazën e saj me diamant për vetëm 12 dollarë

Kushtoi mbi 3 mijë dollarë, Selena Gomez ua shiti fansave unazën e saj me diamant për vetëm 12 dollarë

Magazina
Kalo në kategori