Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm, Parim Bajrami, vizituan Agjencionin e Ushqimit dhe Veterinës (AUV) dhe u pritën nga kryeshefi ekzekutiv, Valdet Gjinovci. Qëllimi i kësaj vizite ishte njohja më për së afërmi me punën dhe aktivitetet e AUV, me theks të veçantë informimi rreth sigurisë dhe cilësisë së produkteve të importuara me origjinë shtazore dhe aferën e ngritur rreth importit të mishit belg.
Gjinovci duke falënderuar zyrtarët e OEK-ut për qasjen e tyre profesionale dhe institucionale për t’u informuar objektivisht nga burimet kompetente, informoi zyrtarët e lartë të OEK, se AUV-i në bazë të mandatit të vetë ligjor është duke kryer kontrollin dhe monitorimin e produkteve ushqimore duke siguruar se produktet ushqimore ne tregun kosovar janë të sigurta dhe shëndetshme për konsumator.
Ai potencoi se afera e mishit të prishur, 20 ton mish me afat të skaduar, është identifikuar nga vet agjencioni para 2 vitesh, me ç’rast i njëjti është asgjësuar dhe jane njoftuar të gjitha autoritetet kompetente në Belgjikë dhe gjetiu. Edhe pas ekspertizës së kryer nga autoritetet belge, janë rikonfirmuar gjetjet e AUV-it.
Tutje Gjinovci theksoi se AUV-i ka gjithsej 10 inspektorë veterinar të cilët duhet të kryejnë shërbime në 36 komuna të Kosovës. Ky staf është i pamjaftueshëm sepse fushëveprimi i këtyre inspektorëve është shumë i gjerë ndërsa AUV-i ka një personel të kufizuar dhe të pamjaftueshëm. Në të njëjtën kohë inspektimin nëpër Komuna të Kosovës e bëjnë inspektorët komunal të cilët nuk janë pjesë e AUV-it dhe është rekomandim i raporteve të komisionit evropian dhe donatorëve te jashtëm se inspektoret komunal duhet inkorporohen në kuadër të AUV-it.
Zyrtarët e OEK-ut dhe kryeshefi i AUV-it u pajtuan që agjencionit duhet ngritur kapacitetet e mjaftueshme me resurse humane, në mënyrë që numri i inspektorëve të jetë konform standardeve evropiane, dhe në të njëjtën kohë AUV-it t’i jepet mandati ligjor për menaxhim dhe me inspektorët komunal.
Përfaqësuesit e OEK-ut, kërkuan nga kryeshefi ekzekutiv i AUV-it, informacion me kohë dhe transparencë për të gjitha gjetjet jo konforme të produkteve ushqimore, sepse konsumatorëve duhet të ju garantohet konsumimi i produkteve cilësore dhe siguri e plotë shëndetësore e këtyre produkteve, dhe për këtë përgjegjësia kryesore bie mbi AUV-in.
Në anën tjetër, Gërxhaliu u zotua se OEK në kuadër të përgjegjësisë ligjore që ka, do sensibilizojë bizneset anëtare dhe bizneset tjera të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë apo përmes ndikimeve tjera në zingjirin e vlerës së produkteve ushqimore, të ndërgjegjësohen dhe t’i kryen obligimet e tyre të vetëkontrollit dhe marrjes së veprimeve të cilat janë të parapara me Ligjin e Ushqimit, dhe ligjet tjera në fuqi të cilat e mbulojnë këtë fushë.
OEK nuk do përkrahë asnjë operator ekonomik i cili në mënyrë të qëllimshme plason në treg produkte të pa sigurta dhe me cilësi të dyshimtë, me ç’rast për përfitime personale rrezikojnë shëndetin dhe jetën e qytetarëve. Vetëm duke u mobilizuar të gjithë, mundemi të kontribuojmë dhe të evitojmë çfarëdo mundësie mashtruese të grupeve të caktuara të interesit të cilat tentojnë që përmes rasteve të caktuara të plasojnë informata të pa verifikuara të cilat shkaktojnë lajthitje tek konsumatorët për sigurinë dhe cilësinë e produkteve të cilat konsumojnë dhe në të njëjtën kohë dëmtojnë imazhin dhe afrimin e operatorëve të përgjegjshëm të cilët operojnë sipas rregullave në fuqi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gazprom ndalon furnizimin me gaz për Austrinë, kancelari austriak: Putini nuk mund të na shantazojë
Kurti në 25-vjetorin e BQK-së: Qëllimi kryesor, ndërtimi i një sistemi e sektori financiar të shëndoshë dhe të qëndrueshëm
Nga kosherret, në tryezë, mjaltë që bart shijen e traditës dhe përkushtimit ndër breza!
Gazprom ndalon furnizimin me gaz për Austrinë, kancelari austriak: Putini nuk mund të na shantazojë
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!
Mega Zbritja po vjen në Aztech!
Teknologjia inovative e dritareve të Deceuninck - Sistemi i profilit të dritareve plastike "Elegant": Platforma e zgjeruar plotësisht
Planimetria ideale, jetesa e rehatshme, ky është kompleksi Linda
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët