Jahantab Ahmadi nuk ka dëgjuar kurrë për Facebookun deri para një jave kur është shpërndarë imazhi i nënës së tre fëmijëve teksa kujdesej për foshnjën e saj, ndërkohë që ishte duke marrë pjesë në provimin pranues në fakultet.
Lajmet e mira erdhën shumë shpejt.
Ajo kaloi provimin, duke iu afruar ëndrrës së saj për t’u edukuar. Më pas i erdhi lajmi për një fushatë e cila ka për qëllim financimin e studimeve të saj, duke i ulur frikën se nuk do të mund të përballojë shpenzimet në Institutin e Arsimit të Lartë në qendër të provincës Daykundi në Afganistan.
Duke folur për Radion Afganistani i Lirë gjatë udhëtimit të saj në Kabul, 25-vjeçarja ishte e pavetëdijshme për ekspozimin e saj në botë.
Mirëpo ajo shprehu dëshirën për të sjellë një ndryshim pozitiv te populli afgan, “veçanërisht te gratë” në provincën ku ajo jeton.
“Shumë gra në Afganistan, kryesisht në provincë janë analfabete”, ka thënë Ahmadi.
Fotografitë që i dhanë asaj famën ishin realizuar nga një profesor, i cili po monitoronte provimin pranues për programin e shkencave sociale në Institut.
Yahya Erfan është habitur kur ka parë gruan e re e cila vazhdonte të plotësonte provimin, ndërkohë që po tentonte të qetësonte vajzën e saj dymuajshe.
Erfan ka kujtuar për Radion Evropa e Lirë, se kur foshnja ka filluar të shqetësohet, Ahmadi është larguar nga tavolina e saj për t’u ulur në tokë, pasi ashtu mund ta kontrollonte më lehtë vajzën.
Ai ka thënë se nuk ka mundur të rezistojë pa i bërë disa fotografi, të cilat më pas i ka postuar në rrjetin social Facebook.
Fotografitë janë shpërndarë në Facebook dhe Twitter, derisa shumë përdorues i kanë bashkëngjitur pamjeve mbishkrimin #JahanTaab dhe kanë bërë thirrje për t’i ndihmuar gruas që të paguajë shpenzimet në universitetin privat.
Në një intervistë të mëparshme për gazetën Etilatrooz, ajo ka shfaqur shqetësimet e saj se ndoshta nuk ka mundësi për të paguar të gjitha shpenzimet.
Kur ka folur për Radion Evropa e Lirë ajo ka thënë se nuk është në dijeni për përpjekjet e njerëzve për ta ndihmuar atë financiarisht.
Vajza Khezran, është më e vogla nga tre fëmijët e saj, të gjithë nën moshën pesëvjeçare.
Ahmadi, burri i saj, Musa Muhammadi, dhe Khezran, janë nisur së bashku nga fshati i tyre për në Nilli, kryeqytetin e provincës, Daykundi, në mënyrë që ajo ta kryente provimin.
“Gjithmonë kam dashur të shkojë në fakultet, mirëpo nuk kemi mundur ta përballojmë”, ka thënë ajo.
“Dëshiroj t’i vazhdoj studimet e mia. Dëshiroj t’i dërgoj fëmijët e mi në shkollë që ata të edukohen dhe të kenë jetë më të mirë”.
“Gruaja ime duhet të studiojë”, ka thënë Muhammadi.
Ai ka thënë se beson në të drejtat e grave dhe shprehet se “do të ndihmojë atë, me të gjitha kapacitetet e mia”.
Në një shoqëri konservative ku shumica e burrave kundërshtojnë edukimin dhe ambiciet për karrierë të një gruaje, Muhammadi ka thënë, “nuk ka rëndësi a je grua apo burrë kur është fjala për edukim”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë