LAJMI I FUNDIT:

Messi stërvitet në kampin stërvitor të Real Madridit para ndeshjes Spanjë – Argjentinë (Video)

Messi stërvitet në kampin stërvitor të Real Madridit para ndeshjes Spanjë  – Argjentinë  (Video)

Ka ndodhur një gjë e pabesueshme në Spanjë, pasi Lionel Messi është parë në qendrën stërvitore të Real Madridit.

Nuk vije në shprehje për një transferim të mundshëm të tij në Real, por thjeshtë argjentinasi ka stërvitur në fushën e madrilenëve.

Messi është grumbulluar me Kombëtaren e Argjentinës ku do ta luaj një ndeshje miqësore kundër Spanjës.


Kësisoj argjentinasit kanë vendosur të stërviten në qendrën stërvitore ‘Valdebebas’ që zotërohet nga Real Madrid.

Kaq ka mjaftuar që mediat botërore ta kenë krye lajm stërvitjen e ‘xhuxhit magjik’ në këtë qendër stërvitore.

Kjo pasi rivaliteti i Messit dhe Barcelonës me Real Madridin është prej viteve dhe vazhdon edhe tani.
Ndeshja mes Spanjës dhe Argjentinës do të zhvillohet ditën e martë në stadiumin e Atletico Madrid.

Kujtojmë se gjatë qëndrimit në Angli të Kombëtares argjentinase për ndeshjen me Italinë, Messi me bashkëkombësit e tij u stërvitën në fushën e Manchester Cityt, klub që shpesh herë ka tentuar transferimin e Messit. /Telegrafi/