LAJMI I FUNDIT:

Legjenda angleze, Ince – Salahit: Refuzo Realin dhe Barçën, qëndro te Liverpooli – fito tituj dhe bëhu legjendë   

Legjenda angleze, Ince – Salahit: Refuzo Realin dhe Barçën, qëndro te Liverpooli – fito tituj dhe bëhu legjendë   

Sipas ish-mesfushorit të Liverpoolit, Paul Ince, Mohamed Salah duhet të qëndrojë në Anfield dhe të provojë ta fitojë Ligën e Kampionëve edhe përkundër interesimit nga Real Madridi dhe Barcelona.

Salah ka qenë në formë elektrizuese këtë sezon, duke shënuar 36 gola në 41 ndeshje në të gjitha garat dhe është shfaqur si lojtar kryesor i Liverpoolit nën drejtimin e Jurgen Klopp.


Klopp: Salah mund të bëhet njëri nga më të mirët në botë, por nuk i ndihmojnë krahasimet me Messin
Lexo po ashtu Klopp: Salah mund të bëhet njëri nga më të mirët në botë, por nuk i ndihmojnë krahasimet me Messin

Shfaqjet e Salah kanë ndihmuar Redsat të kalojnë në çerekfinale të Ligës së Kampioneve, ku do të përballen me Manchester Cityn e Pep Guardiolës, ndërsa janë në vendin e tretë, shtatë pikë larg Chelseat të vendit të pestë dhe do të kualifikohen përsëri në konkurrencën e elitës së klubeve në Evropë.

Ince më pas beson se reprezentuesi i Egjiptit është në vendin e duhur në kohën e duhur dhe i ka kërkuar atij të refuzojë çdo iniciativë nga gjigantët spanjollë, për të provuar ta fitojë Ligën e Kampionëve dhe të bëhet një legjendë te Liverpooli.

Salah ka befasuar të gjithë me rendimentin e treguar te Liverpooli (Getty Images)

“Mohamed Salah do të ishte budallallëk që të largohej nga Liverpooli tani. Ai është në një vend që është i përshtatshëm për të”, ka shkruar Ince në një blog për Paddy Power.

Real, Barca dhe PSG vihen pas Salahit, të gatshëm ta kalojnë edhe shifrën e paguar për Neymar
Lexo po ashtu Real, Barca dhe PSG vihen pas Salahit, të gatshëm ta kalojnë edhe shifrën e paguar për Neymar

“Mos më merrni gabim, gjithmonë do të jetë e vështirë kur të vijnë thirrjet nga skuadrat e mëdha. Është e vështirë të injoroni Real Madridin ose Barcelonën – siç e pamë me Philippe Coutinhon dhe Luis Suarezin”.

“Ka shumë progres në Liverpool, por ngadalë por me siguri po evoluojnë. Janë lartë në tabelën e Ligës Premier dhe janë duke bërë shumë mirë në Ligën e Kampionëve”.

Egjiptiani është kthyer në idhull te Reds dhe tani e duan gjysma e Evropës (Getty Images)

“Nëse Salah rri i përulur dhe gëzon udhëtimin, ai do të mund të gjente veten në një ekip fitues me trofe në sezonin e ardhshëm, ku do të ishte njeri yll i ekipit”.

“Ne kemi parë shumë herë (lojtarët që fluturojnë pas lëvizjeve të mëdha), por ai është një talent i vërtetë i rrallë. Liverpooli do të jetë në Evropë përsëri, do të kenë disa prurje të reja në ekip dhe ai do të shënojë lehtë 30 gola”.

Reali ofron 150 milionë euro plus Vazquezin për Salah
Lexo po ashtu Reali ofron 150 milionë euro plus Vazquezin për Salah

“Ai është vetëm 25 vjeç dhe ka ende mjaft kohë. Ai duhet të jetë duke shijuar futbollin e tij, dhe është në një klub që ka një skuadër dhe menaxher shumë të mirë dhe do të lejojë që ai të luajë saktësisht se si dëshiron”.

“Ai mund të përfundojë keq nëse vendos të largohet, dhe potencialisht duke u ulur në stolin e një tjetër skuadre”, përfundoi legjenda angleze. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Premier League
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Fury mund ta injorojë rimeçin me Usykun dhe të shkojë për një tjetër kundërshtar

Fury mund ta injorojë rimeçin me Usykun dhe të shkojë për një tjetër kundërshtar

Boks
Kalo në kategori