LAJMI I FUNDIT:

Man Unitedi vëzhgon Ghoulamin

Man Unitedi vëzhgon Ghoulamin
Faouzi Ghoulam (Getty Images)

Faouzi Ghoulam është kthyer në fushën e trajnimit pas lëndimit të tij të dyfishtë në gju dhe Manchester United tashmë është duke kërkuar mbrojtësin e Napolit.

Reprezentuesi i Algjerisë ishte njëri nga mbrojtësi e majtë më të mirë në Evropë këtë sezon derisa e shqeu ligamentin e tij kryqëzues në fillim të nëntorit.


Pas këtij lëndimi ishte vendosur për të bërë një rikthim në fushë më 8 shkurt, por 27-vjeçari pësoi një lëndim të çuditshëm në stërvitje dhe theu kupën e gjurit.

Ghoulam shumë i pafat, nga dëmtimi në dëmtim tjetër
Lexo po ashtu Ghoulam shumë i pafat, nga dëmtimi në dëmtim tjetër

Ghoulam u kthye në terren dje (e premte) dhe menjëherë skuadrat kanë filluar interesimin për të.

Ghoulam (Getty Images)

Sipas gazetës italiane Il Mattino, gjiganti anglez, Manchester United tashmë po përgatit një strategji për të bërë ofertë me tu hapur afati kalimtar veror.

Ai nënshkroi një kontratë të re në dhjetor – që e mban atë deri në qershor të 2022 dhe ajo përfshin një klauzolë lirimi.

Manchester United të gatshëm të paguajnë klauzolën e Faouzi Ghoulam të Napolit
Lexo po ashtu Manchester United të gatshëm të paguajnë klauzolën e Faouzi Ghoulam të Napolit

Klauzola e lirimit vlen për klubet jashtë Italisë dhe peshon 35 milionë euro.

Manchester United do të përballet me një garë të madhe, pasi Liverpooli dhe Manchester City kanë treguar gjithashtu interes për Ghoulam. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pep Guardiola dhe Heung-Min Son kishin një bisedë me të përfunduar ndeshja mes Cityt dhe Spurs

Pep Guardiola dhe Heung-Min Son kishin një bisedë me të përfunduar ndeshja mes Cityt dhe Spurs

Premier League
Dështimi i Ligës Premier 'në prag të shndërrimit në miliarder' falë biznesit jashtëzakonisht të suksesshëm

Dështimi i Ligës Premier 'në prag të shndërrimit në miliarder' falë biznesit jashtëzakonisht të suksesshëm

Premier League
Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Serie A
“Ishim gati, por s’na pyetën fare” - Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku reagon ashpër ndaj bashkëpunimit Shqipëri-Serbi

“Ishim gati, por s’na pyetën fare” - Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku reagon ashpër ndaj bashkëpunimit Shqipëri-Serbi

Kombëtarja e Shqipërisë
E bleu si super talent për 60 milionë euro, PSG e ka ofruar te gjigantët italianë Manuel Ugarten

E bleu si super talent për 60 milionë euro, PSG e ka ofruar te gjigantët italianë Manuel Ugarten

Serie A
“Situata është shumë e vështirë”, Xavi dërgon mesazh të fortë për tifozët e Barçës në mbarë botën

“Situata është shumë e vështirë”, Xavi dërgon mesazh të fortë për tifozët e Barçës në mbarë botën

La Liga
Kalo në kategori