LAJMI I FUNDIT:

Flaka Loxha e argjendtë në Sarajevë

Flaka Loxha e argjendtë në Sarajevë

Xhudistja nga Kosova, Flaka Loxha ka fituar medaljen e argjendtë në kategorinë e juniorëve në Kampionatin Evropianë që po mbahet në kryeqytetin e Bosnjës, Sarajevë.

Sukseset në sportin e xhudos nuk kanë të ndalur për garuesit nga Kosova dhe vet shtetin e Kosovës.


Garuesja nga Kosova, Flaka Loxha, arriti t’i fitojë tri ndeshje dhe të kualifikohet në finale.

Flaka Loxha fillimisht mposhti garuesen nga Shqipëria, Amanda Lika, për të vazhduar më pas me Dora Bortas.

Driton Kuka konfirmon: Flaka Loxha në finale pasi xhudisjta serbe nuk pranoi të ballafaqohet
Lexo po ashtu Driton Kuka konfirmon: Flaka Loxha në finale pasi xhudisjta serbe nuk pranoi të ballafaqohet

Në gjysmëfinale, Loxha fitoi pa ndeshje pasi garuesja serbe, Marica Persic nuk i doli përballë për shkaqe politike.

Megjithatë, xhudistja kosovare nuk arriti të rrëmbej medaljen e artë pasi u mposht në finale nga turkja, Buket Mercan në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Erza Muminoviq siguron medaljen e argjendtë në evropianin e juniorëve
Lexo po ashtu Erza Muminoviq siguron medaljen e argjendtë në evropianin e juniorëve

Kjo është medalja e dytë e argjendtë për Kosovën, pasi më herët këtë medalje e fitoi edhe xhudistja Erza Muminoviq.

Nesër garon xhudistja Laura Fazliu deri në 63 kilogramë dhe Shpat Zekaj deri në 100 kilogramë.  /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Kalo në kategori