LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohet ardhja e Porsche Cayenne E-Hybrid të ri (Foto)

Konfirmohet ardhja e Porsche Cayenne E-Hybrid të ri (Foto)

Më mirë vonë se kurrë

Gjatë vitit të kaluar, Porsche prezantoi gjeneratën e tretë të modelit Cayenne si një hibrid mjaft të fuqishëm, transmeton Telegrafi. Megjithëse kishte kohë që pritej një hibrid elektrik, më në fund prodhuesi gjerman konfirmoi se do të arrijë zëvendësuesi që do të jetë një E-Hybrid. Ndryshime këto që do të shihen, gjatë fundit të këtij viti.


Gjenerata e katërt, do të jetë e bazuar kryesisht në Panamera 4 E-Hybrid. Në të njëjtën kohë, Porsche po tregon nga pak prej këtij modeli të ri, që është në fazën e testimit. Disa modele të tilla, janë dërguar në Afrikën e Jugut, ku do t’i nënshtrohen disa testeve të mundimshme, që të jenë të gatshme për prezantim. Si pjesë e evoluimit, Cayenne E-Hybrid është testuar në trafikun e ngjeshur të Johannesburgut, si dhe në male të thepisura të larta deri në tremijë metra.

Për ta kalitur edhe më shumë, është testuar në Kanadanë veriore ku temperatura arrin në -40 gradë Celsius, si dhe në shkretëtirën e Dubait ku i nxehti kalon 40 gradë Celsius. Njëjtë sikur edhe Panamera 4 E-Hybrid, do t’i ketë dy motorë 2.9-litra V6 si dhe një motor elektrik, që së bashku do të prodhojnë 462 kuajfuqi.

Bateria me litium, me një mbushje të vetme, mund të kalojë 49 kilometra. Pos këtij modeli, në plan është edhe një Cayenne Turbo S E-Hybrid, që pritet të prodhojë 680 kuajfuqi. Me këto ndryshime pozitive, entuziastët kërkojnë nga Porsche, që ta kthej rekordin e Nurburgringut, që e ka zënë Alfa Romeo Stelvio Quadrifoglio, me shtatë minuta e 51.7 sekonda. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Bentley më i shtrenjtë deri më sot, do të prodhohen vetëm 16 sosh – një i tillë do të kushtojë mbi 2.3 milionë euro

Bentley më i shtrenjtë deri më sot, do të prodhohen vetëm 16 sosh – një i tillë do të kushtojë mbi 2.3 milionë euro

Auto
Drita e verdhë e ngrohësit të motorit me naftë: Çfarë duhet të bëni nëse qëndron ndezur për një kohë të gjatë?!

Drita e verdhë e ngrohësit të motorit me naftë: Çfarë duhet të bëni nëse qëndron ndezur për një kohë të gjatë?!

Auto
Detaje nga Renault 4 i ri, i cili do të ketë një rreze veprimi prej 400 kilometrash

Detaje nga Renault 4 i ri, i cili do të ketë një rreze veprimi prej 400 kilometrash

Auto
Veshi bluzën me shenjën e komunikacionit “stop”, robotaksitë autonome ndaleshin para tij

Veshi bluzën me shenjën e komunikacionit “stop”, robotaksitë autonome ndaleshin para tij

Auto
Amsterdami më i shtrenjtë në Evropë - gati gjysmë milioni euro për një vend parkim!

Amsterdami më i shtrenjtë në Evropë - gati gjysmë milioni euro për një vend parkim!

Auto
Gjermania ka dënime të ashpra për larjen e veturave në oborr

Gjermania ka dënime të ashpra për larjen e veturave në oborr

Auto
Kalo në kategori