Oda e Afarizmit të Kosovës në një letër publike dërguar kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt dhe kabinetit qeveritar, ka ngritur si shqetësim rritjen e deficitit tregtar, duke thënë se është momenti i fundit që Qeveria e Kosovës të organizoj dialog të vazhdueshëm me biznesin dhe asociacionet e biznesit me qëllim të arritjes së një plani të veprimit mbi reformat që duhet të ndërmerren në drejtim të rritjes së prodhimit vendor dhe mirëqenies së qytetarëve tanë, shkruan Telegrafi.
Letra e plotë e OEK-ut
I nderuari z. Kryeministër,
Edhe 18 vite pas lufte vendi ynë vazhdon të përballet me një deficit të lartë tregtar krahasuar me importin. Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 5.0% në muajin shkurt 2018, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2017, gjegjësisht në vlerë prej 182.8 milionë eurosh, krahasuar me deficitin prej 174.1 milionë eurosh në vitin 2017.
Eksporti mbulon importin me 10.9%. (http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/ekonomi/tregtia-e-jashtme)
Një vend dhe një popull që mbahet 90% me produkte të importuara mbetet i destinuar që jetë i varfër dhe në shërbim të ekonomive dhe prodhuesve nga vendet tjera.
Prodhuesi vendor dhe ekonomia e vendit kanë nevojë për reforma të thella strukturoreqë do tëndihmoninnxitjen e investimeve dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Kostoja e prodhuesit vendor është për 16% më e lartë se në vendet e CEFTA-s.
Edhe pse janë bërë përparime në politikat fiskale, ende jemi larg krijimit të një ambienti investues dhe miqësor për biznesin.
Biznesi prodhues i Kosovës po përballët më shumë barriera, si: çmimin më të lartë të energjisë në rajon dhe Evropë, ndërprerje të shpeshta të energjisë, çka biznesit i shkaktohen humbje deri në 300 milion € në vit.
Jemi i vetmi vend në rajon që biznesi prodhues paguan taksën në ndërtim si çdo biznes tjetër.
Biznesit prodhues nuk i ofrohet infrastrukturë (qasje në rrugë, rrugë, kanalizime, internet, energji elektrike etj) edhe pse paguan taksën për ndërtim.
Është momenti i fundit që Qeveria e Kosovës të organizoj dialog të vazhdueshëm me biznesin dhe asociacionet e biznesit me qëllim të arritjes së një plani të veprimit mbi reformat që duhet të ndërmerren në drejtim të rritjes së prodhimit vendor dhe mirëqenies së qytetarëve tanë.
Oda e Afarizmit të Kosovës është e gatshme që të kontribuoj në çdo drejtim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Vazhdon rritja e çmimeve, tregtarët e hedhin fajin tek prodhuesit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe