Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin shkurt 2018.
Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 5.0% në muajin shkurt 2018, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2017, gjegjësisht në vlerë prej 182.8 milionë eurosh, krahasuar me deficitin prej 174.1 milionë eurosh në vitin 2017. Eksporti mbulon importin me 10.9%.
“Eksporti i mallrave në muajin shkurt 2018 kishte vlerën 22.3 milionë euro, ndërsa importi 205.2 milionë euro, që është një rënie prej (-5.5%) për eksport dhe një rritje prej 3.7% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017”, ka njoftuar ASK.
Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 40.0% të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 12.6% e përbëjnë plastika, goma dhe artikuj prej tyre; 8.9% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 7.6% e përbëjnë produktet minerale; 5.6% e përbëjnë produktet bimore; 5.2% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 4.7% e përbëjnë lëkura dhe artikujt prej saj; 3.2% e përbëjnë tekstili dhe artikujt prej tij; 3.2% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike etj.
“Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 14.5% të importit e përbëjnë produktet minerale; 13.1% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 12.0% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 10.5% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 8.3% e përbëjnë mjetet e transportit; 7.4% e përbëjnë produktet e industrisë kimike; 6.6% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 5.7% e përbëjnë produktet bimore etj”.
Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 6.0 milionë euro, ose rreth 26.9% e eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej (-1.3%). Partnerët kryesore për eksportin e mallrave në BE janë: Gjermania (7.7%), Holanda (4.8%), Bullgaria (2.3%) dhe Austria (2.1%).
Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 91.7 milionë euro, ose 44.7% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 8.8%. Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (11.9%), Greqia (6.5%), Italia (5.8%), Polonia (2.4%), Bullgaria (2.4) etj.
Në muajin shkurt 2018, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 9.7 milionë euro, ose 43.6% të eksporteve të përgjithshme, një rënie prej (-4.1%). Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s janë: Shqipëria (16.6%), Maqedonia (13.9%), Serbia (7.8%), dhe B&H (3.2%).
Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s në muajin shkurt 2018, arritën në 52.5 milionë euro, ose 25.6 të importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-13.2%). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (14.7%), Maqedonia (4.4%), Shqipëria (4.2%) dhe B&H (2.0%).
Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 6.6 milionë euro, ose 29.6%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport vlen të përmenden: India (15.1%) dhe Zvicra (8.8%).
Ndërsa, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 60.9 milionë euro, ose 29.7%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Kina (9.6%) dhe Turqia (9.6%). /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMurati: 300 milionë euro është vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Në mesin e 25 shteteve konkurruese "Zgatar Electronics" fiton çmimin si “Kompania me rritje më të madhe”
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën