Klubi i Prodhuesve të Kosovës (KPK) pas bisedimeve dhe kërkesës nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka vendosur që të shtyjë datën e protestës për bllokimin e pikës doganore me Shqipërinë e cila ishte paraparë që të ndodh me 31 mars 2018.
Datë kjo që ishte vendosur gjatë konferencës së përbashkët në mes të Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë dhe Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, për heqjen e barrierave tarifore dhe jotarifore dhe për qarkullimin e lirë tregtar dhe ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Data e kësaj proteste është shtyrë për datën 9 prill 2018.
Klubi i Prodhuesve të Kosovës ka vendosur që të shtyjë këtë datë me shpresë që institucionet e Kosovës dhe të Shqipërisë të kenë edhe pak më shumë kohë që të reflektojnë për zgjidhjen e barrierave tregtare që prodhuesit e Kosovës po hasin gjatë eksportit të produkteve të tyre.
KPK-ja beson që kërkesat e prodhuesve do të merren parasysh dhe prodhuesit e barnave, birrës e edhe produkteve tjera do të lirohen nga barrierat e deritanishme tregtare me Shqipërinë.
“Në rast se problemet e prodhuesve të Kosovës nuk do të hasin në mirëkuptim dhe nuk do të zgjidhen kërkesat specifike drejtuar qeverive përkatëse të Kosovës dhe Shqipërisë, lidhur me problematikat që prodhuesit Kosovar po hasin gjatë ushtrimit të aktivitetit të tyre, atëherë Klubi i Prodhuesve të Kosovës mbetet i detyruar që të vazhdojë me protestën deri sa të plotësohen këto kërkesa”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur