LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi shënjestron Rashfordin

Real Madridi shënjestron Rashfordin
Marcus Rashford (Getty Images)

Sulmuesi anglez, Marcus Rashford është emri më i ri në listën e dëshirave të Real Madridi për t’i transferuar gjatë afatit kalimtar veror.

Mbretërit janë të interesuar në përforcimin e skuadrës për sezonin e ri dhe shumë yje janë lidhur me një transferim në Santiago Bernabeu.


Faza e sulmit është ajo e cila pritet të reformohet dhe të vijnë emra të rinj që me shumë mundësi do t’i zëvendësojnë Karim Benzeman dhe Garath Bale.

Reali ofron 150 milionë euro plus Vazquezin për Salah
Lexo po ashtu Reali ofron 150 milionë euro plus Vazquezin për Salah

Skuadra e Zinedine Zidanes ka qenë prej kohësh e lidhur me një qasje për sulmuesin e Bayern Munichut, Robert Lewandowski dhe atë të Tottenhamit, Harry Kane, por edhe Mauro Icardi i Interit.

Bale pritet të largohet i pari (Getty Images)

Reali gjithashtu është lidhur edhe me lojtarë të krahut sikurse Mohamed Salah i Liverpoolit dhe Eden Hazard i Chelseat, por tani kanë gjetur një profil i cili mund t’i luaj dy pozitat, sikurse në qendër të sulmit ashtu edhe në krah.

Sipas gazetës spanjolle Sport, Real Madridi ka shtuar në listën e dëshirave të transferimeve edhe sulmuesin e Manchester Unitedit, Rashford.

Lista prej 20 futbollistëve më të vlefshëm në botë nën 21-vjeç, nga Mbappe si më i shtrenjti e deri tek Alli, Dembele, Donnarumma dhe Asensio (Foto)  
Lexo po ashtu Lista prej 20 futbollistëve më të vlefshëm në botë nën 21-vjeç, nga Mbappe si më i shtrenjti e deri tek Alli, Dembele, Donnarumma dhe Asensio (Foto)  

Klubi nga Madridi duket se është i impresionuar nga shkathtësia e Rashfordit, dhe e sheh 20-vjeçarin si një perspektivë të lartë.

Megjithatë, transferimi i talentit anglez nuk do të jetë i lehtë, pasi Djajtë e Kuq e vlersojnë shumë dhe në rast shitje do të kërkojnë së paku 100 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bernd Leno i bën një premtim të madh tifozëve të Arsenalit para ndeshjes Fulham – Man City

Bernd Leno i bën një premtim të madh tifozëve të Arsenalit para ndeshjes Fulham – Man City

Premier League
Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Premier League
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Për herë të parë në histori të Ligës Premier, gjyqtari i ndeshjes do të mbajë një videokamerë në kokë

Për herë të parë në histori të Ligës Premier, gjyqtari i ndeshjes do të mbajë një videokamerë në kokë

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori