LAJMI I FUNDIT:

Kostumi 125 milionë euro i Hamiltonit te Mercedes, gati për ta mbrojtur titullin

Kostumi 125 milionë euro i Hamiltonit te Mercedes, gati për ta mbrojtur titullin

Lewis Hamilton do ta nis sezonin këtë fundjavë për ta ndjekur titullin e pestë personal, me një motor me 1.000 kuaj-fuqi dhe 127 milionë euro marrëveshje sponsorizimi.

33-vjeçari që është në sezonin e tij të 12-të në këtë sport, është nisur drejt ndjekjeve të sukseseve dhe rekordeve të Michael Schumacher.


Hamilton e fillon si favorit edhe këtë kampionat.

‘Shigjetat e argjendta’ siç njihet Mercedes, ka fituar çdo kampionat, të shoferëve dhe konstruktorëve që nga viti 2014.

Marcedes para nisjes së kampioantit me Hamilton dhe Botas

Hamilton që do ta nis në Australi të dielën, ka në kostum logot e 12 sponsorëve që rritën shifrën e 127 milionë eurove për vitin 2018.

Për ta bërë një krahasim me Manchester Cityn, klubi që është afër titullit, ka sponsor në fanellë 95 milionë funte për sezonin e ardhshëm, ku ka marrëveshje me Puman, Etihadin dhe Nexen.

Kompania malajziane e naftës dhe gazit, Petronas është sponsori kryesor i Mercedes me pagë prej 50 milionë funte në vit.

Prodhuesi i veshjeve sportive Puma paguan përafërsisht 2 milion funte në vit për ta pasur aty logon e tyre.

Reklamat në kostumin e Hamilton

Ndërkohë, gjiganti Bose, markë e veshjeve Tommy Hilfiger, prodhuesi i pije Monster Energy, UBS (financa), Qualcomm (teknologjia ëireless), Epson (printimi dhe komunikimet), IËC Schaffhausen (orët zvicerane) dhe Wihuri (produktet e paketimit) – po ashtu janë sponsor.

Tibco  paguan shumën më të vogël – afërsisht një milion funte – për të cilën kanë marr një vend në bërrylin e Hamiltonit.

Hamilton gjithashtu ka kontrata personale me disa nga kompanitë – duke përfshirë Tommy Hilfiger, Puma, Bose dhe Monster Energy – ku shton rreth 10 milionë funte tek të ardhurat vjetore të tij.

Hamilton edhe me kontrata personale

Britaniku pritet të nënshkruajë një kontratë të re trevjeçare në vlerë 120 milionë funte me Mercedesin në javët e ardhshme.

Marrëveshja aktuale e Hamilton skadon në fund të vitit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Ligue 1
Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

La Liga
Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

La Liga
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori