LAJMI I FUNDIT:

Twitter do të ndalojë reklamat e kriptovalutave

Twitter do të ndalojë reklamat e kriptovalutave

Duke ndjekur gjurmët e Facebook dhe Google, Twitter thotë se po planifikon të ndaloj reklamat që lidhen me kriptovalutat.

Sky News njoftoi të dielën se gjiganti i rrjeteve sociale po kërkon të krijojë një politikë që do të bllokojë reklamat që lidhen me kuletat e kriptovalutave, shkëmbimet dhe ofertat fillestare të monedhave, me përjashtime të kufizuara.

Në një përgjigje për CoinDesk, përcjell Telegrafi, një përfaqësues i Twitter, tha se kompania nuk do të komentonte për tani, por gjithashtu nuk e mohoi raportin.


Ky veprim është i dukshëm pasi Twitter ka ardhur si një forum popullor, jo vetëm për entuziastët dhe firmat e industrisë Blockchain, por edhe për promovuesit e ofertave kriptovalutave.

Ndërkohë, Google dhe Facebook kanë zbatuar së fundi edhe ndryshimet e politikave për të hequr përmbajtjen e reklamave të lidhura me kriptovalutave.

Facebook ndalon të gjitha reklamat për kriptovalutat
Lexo po ashtu Facebook ndalon të gjitha reklamat për kriptovalutat

Në një postim, drejtori për menaxhimin e produkteve në Facebook, Rob Leathern, sugjeroi që Facebook mund të ndryshojë politikat për të lejuar reklamimin e bizneseve të ligjshme të lidhura me kriptovalutat.

Google do të ndalojë reklamat për kriptovaluta
Lexo po ashtu Google do të ndalojë reklamat për kriptovaluta

Pas ndalimit nga ana e Facebook për reklamimin e reklamave që promovojnë kriptovalutat, tash është edhe Google që do ta bëjë një gjë të tillë, por duke filluar nga qershori.