LAJMI I FUNDIT:

Facebook ndalon të gjitha reklamat për kriptovalutat

Facebook ndalon të gjitha reklamat për kriptovalutat

Rrjeti social Facebook është duke i ndaluar të gjitha reklamat që lidhen me Bitcoin, kriptovalutat dhe ICO-të [oferta fillestare e kriptovalutave] pasi po përpiqet të luftojë mashtrimet.

Rregulli i ri “ndalon produktet dhe shërbimet financiare që shpesh shoqërohen me praktika mashtruese ose promovim mashtrues, siç janë opsionet binare, ICO-të dhe kriptovalutave”, bëhet e ditur me një njoftim të kompanisë, përcjell Telegrafi.


Një zëdhënës i Facebook për Business Insider tha se rregulli i ri ndalon të gjitha reklamat që lidhen me kriptovalutat, siç janë reklamat për kuletat Bitcoin dhe ato për minerat e Ethereum.

Në një postim, drejtori për menaxhimin e produkteve në Facebook, Rob Leathern, sugjeroi që Facebook mund të ndryshojë politikat për të lejuar reklamimin e bizneseve të ligjshme të lidhura me kriptovalutat.

“Ne duam që njerëzit të vazhdojnë të zbulojnë dhe të mësojnë rreth produkteve dhe shërbimeve të reja përmes reklamave në Facebook pa frikë nga mashtrimet. Ka shumë kompani që reklamojnë opsione binare, ICO dhe kriptovaluta të cilat aktualisht nuk funksionojnë në mirëbesim”, shkroi ai. /Telegrafi/