LAJMI I FUNDIT:

Aksion për pastrimin e rrugëve të qytetit të Shkupit

Aksion për pastrimin e rrugëve të qytetit të Shkupit

Bashkia e Shkupit këtë pranverë organizon aksionin për pastrimin e qytetit dhe larjen e rrugëve të qytetit që janë në kompetenca tona. Aksioni do të realizohet nga ndërmarrjet publike të Qytetit “Higjiena Komunale” dhe “Parqe dhe Gjelbërime” me tërë potencialin teknik dhe njerëzor që posedojnë.

“I ftojmë të gjithë bashkëqytetarët tonë të kontribuojnë në këtë aksion dhe të ndihmojmë t’i lokalizojmë deponitë e egra në qytetin tonë. Prej sot, të gjithë qytetarët e ndërgjegjshëm mund të raportojnë deponi të egra në qytetin e Shkupit duke dërguar fotografi dhe lokacionin përmes viberit në numrin 070 270 557 ose porosi në faqen zyrtare të Facebook, “Qyteti i Shkupit”. E shfrytëzojë këtë rast t’i ftojë të gjitha kompanitë dhe institucionet përgjegjëse shoqërore të përfshihen në këtë aksion dhe të ndihmojnë me mekanizimin e tyre për Shkup të pastër, sepse Shkupi është shtëpi e përbashkët dhe gjithë së bashku duhet ta ruajmë”, thonë nga Bashkia e Shkupit.


Bashkia e Shkupit edhe gjatë vitit të kaluar organizoi aksionin vjeshtor ku u grumbulluan dhe larguan më shumë se 3.000 metër kub mbeturina.

“Me motiv dhe ide qyteti të jetë më i pastër, synojmë që këto aksione të bëhen pjesë e praktikave të rregullta, duke i mirëmbajtur në vazhdimësi rrugët e pastruara në qytet pa deponi të egra dhe të reja”, shtojnë nga Bashkia./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori