Paulo Coelho
Femrat në sytë e një mashkulli? Nuk ka rëndësi se sa peshojnë. Është e mahnitshme të prekësh, të përqafosh dhe të përkëdhelësh trupin e një femre. Ta dimë se sa peshon, nuk na provokon asnjë emocion. Nuk e kemi idenë se sa është masa jote, ose nëse je në formë. Interesi ynë përqendrohet në një lloj tjetër forme. Nuk na intereson se sa e gjatë je në centimetra. Është çështje proporcionesh, jo masash. Neve na pëlqen një femër e rrumbullakosur dhe “me mish”. Na pëlqen ai lloj trupi që, pa asnjë dyshim, vihet re në fraksionin e sekondës. Femrat e dobëta që sfilojnë në pasarela, ndjekin tendencën e dëshiruar nga stilistët që, e thënë me realizëm, duket sikur i urrejnë femrat dhe konkurojnë me to. Modelet e tyre janë dëshpërimisht të dobëta, të thata.
Makiazhi është shpikur sepse femrat e përdorin, por mos e përdorni. Lajeni fytyrën thjesht me ujë dhe sapun dhe aq mjaftojnë për ne. Atletet janë shpikur për të mbajtur këmbët tuaja fantastike. Nëse natyra ju ka dhënë format që keni, atëherë ka një arsye dhe, e përsëris, neve na pëlqeni të tilla. T’i fshihni të tilla forma është si të mbani të në magazinë divanin tuaj më të mirë.
Është ligj natyror që të gjithë ata që martohen me një modele të dobët, anoreksike, bulimike dhe nervoze, më pas kërkojnë një të dashur me forma, simpatike dhe që të mos vuajë nga shëndeti. Të rejat janë të bukura, por ato mbi të dyzetat janë vërtet pjata e fortë. Për to ne jemi të gatshëm të kalojmë me not oqeanin Atlantik.
Trupi ndryshon, moshohet. Mos u dëshpëro nëse nuk të bën më ajo masë fustani që të bënte në moshën 18 vjeçare. Një femër 45 vjeçare, të cilës i bën fustani që vishte në moshën 18 vjeçare, ose vuan nga problemet e zhvillimit, ose po vetëshkatërrohet.
Neve na pëlqejnë femrat që dinë të jetojnë një jetë të ekuilibruar dhe dinë t’i kontrollojnë ndjesitë e tyre të fajit. Na pëlqejnë edhe ato që kur hanë, e shijojnë atë që hanë. Ato që kur duhet të mbajnë dietë, e bëjnë me kënaqësi (pa vuajtje dhe dëshpërim).
Disa rrudha në fytyrë, disa thinja, disa shenja moshimi në trup nuk e fshehin bukurinë. Ato janë dëshmi se ju keni bërë diçka në jetën tuaj, se nuk keni mbetur tek makiazhi dhe nuk e keni kaluar jetën tuaj nëpër qendra estetike. Keni jetuar!
Ndaj, kujdesuni për veten dhe duajeni veten!
Kjo është gjithë bukuria. /Bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHistoria e fisit Shala
Petro Marko, gjuha dhe stili
“Medea” si bazë e tragjedisë apo vetë pasoja e një gruaje
Kur shqipja në përkthim çalon
Thënie të zgjuara të emrave të mëdhenj: Jeta është përgatitje e gjatë për diçka që nuk ndodh!
Historia e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'