LAJMI I FUNDIT:

Tare thotë se Lazio e kërkon finalen e Ligës së Evropës

Tare thotë se Lazio e kërkon finalen e Ligës së Evropës
PIEVE DI CADORE, ROMA - JULY 15: SS Lazio General Manager Igli Tare of SS Lazio during the SS Lazio Pre-Season Training Camp on July 15, 2017 in Pieve di Cadore, Italy. (Photo by Marco Rosi/Getty Images)

Lazio ka arritur të kalojë në çerekfinalen e Ligës së Evropës.

Skuadra nga kryeqyteti italian ka eliminuar ekipin ukrainas Dinamo Kiev.


Në ndeshjen e parë lacialët kishin barazuar 2-2 në Olimpico ndërsa në udhëtim triumfuan 0-2 për të kaluar tutje.

Drejtori sportiv i bardh e kaltërve, Igli Tare ka thënë se skuadra e tij kërkon finalen e Ligës së Evropës.

“E dinim se nuk do të ishte lehtë në Ukrainë dhe u futëm në ndeshje me të vetmin qëllim fitoren”, ka thënë Tare pas ndeshjes.

Igli Tare dhe Simone Inzagh (Photo /Getty Images)

Por shqiptari nuk ka ndonjë skuadër favorite për tu përballur në çerekfinale.

“Nuk kam ndonjë preferencë se me kë dua të takohem, mjafton të jetë një skuadër që do të kemi mundësi për ta kaluar”.

Lazio e tij dëshiron të bëjë histori në Ligën e Evropës, dhe Tare kërkon që ta shijoj finalen.

“Në Ligën e Evropës dëshirojmë që të bëjmë histori. Braga vite më parë ishte një skuadër e vogël por befasoi të gjithë duke shkuar në finale, pse mos të arrijmë edhe ne diçka të tillë”, përfundoi Tare. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Bundesliga
Xabi Alonso nuk do të jetë në bankë në ndeshjen e radhës, mundësi që Bayer Leverkusen të mposhtet për herë të parë

Xabi Alonso nuk do të jetë në bankë në ndeshjen e radhës, mundësi që Bayer Leverkusen të mposhtet për herë të parë

Bundesliga
Djaloshi që mbledh topa u tall me lojtarin - por gjyqtari ia tregoi vendin menjëherë

Djaloshi që mbledh topa u tall me lojtarin - por gjyqtari ia tregoi vendin menjëherë

Ligat tjera
Barcelona detyrohet të largojë nga ekipi top yllin për shkak të problemeve të mëdha financiare

Barcelona detyrohet të largojë nga ekipi top yllin për shkak të problemeve të mëdha financiare

La Liga
Rrjedhin pamjet nga fanella e dytë e Real Madridit për sezonin e ri - Bellingham shihet duke pozuar me të

Rrjedhin pamjet nga fanella e dytë e Real Madridit për sezonin e ri - Bellingham shihet duke pozuar me të

La Liga
Kalo në kategori