Antonio Conte ka folur pas humbjes së Chelseat në Camp Nou nga Barcelona, ku ka thënë se skuadra e tij nuk e meritoi humbje, iu mohua një penallti i qartë në Marcos Alonson, por pranoi se Lionel Messi bëri dallimin.
Barcelona fitoi me rezultat të pastër 3-0 në ndeshjen kthyese ndaj Bluve, ku dy gola u shënuan nga Messi dhe një tjetër ndaj Ousmane Dembele.
Këto gola bënë që gjiganti katalunas ta siguroj kalimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, por sipas Contes ata nuk e merituan edhe aq kualifikimin.
“Sonte dhe në të dy ndeshjet, Lionel Messi bëri dallimin”, ka thënë fillimisht Conte për BT Sport pas ndeshjes.
“Ne po flasim për lojtarin më të mirë në botë. Gjatë dy ndeshjeve ishim paksa të pafat”.
“Ne e goditëm shtyllën katër herë. Në momentin më të mirë sot (e mërkurë) ata shënuan. Ata ishin shumë klinik. Ne krijuam shumë shanse”.
“Ne po flasim për një lojtar [Messi] që çdo sezon ai shënon 60 gola. Ne nuk po flasim për një lojtar të lartë, por një lojtar super të lartë. Ai bëri dallimin”.
“Nuk kemi keqardhje. Unë duhet të jem i kënaqur për angazhimin. Ata dhanë gjithçka sonte. Nuk e merituam humbjen 3-0”.
“Gjatë ndeshjes, nga stoli dhe për mua ishte një penallti e qartë për Marcos Alonso. Ne duhet të shkojmë përpara dhe të përgatitemi për ndeshjen kundër Leicesterit të dielën në kampionat”, përfundoi italiani. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"A u shit Yamal nga Barcelona te Betisi shkaku i krizës?", pamje që kanë lënë tifozët katalunas të shokuar
Liverpooli tashmë ka gjetur zëvendësuesin e Salah, luan te Real Madridi
HISTORIKE: Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë
Me listën e të nominuarëve tashmë publike: Kush është favoriti për Topin e Artë
Pasoja për Viniciusin pas deklaratës së fundit, paralajmërohet largim nga Spanja
San Marino nuk është më kombëtarja më e dobët në botë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"A u shit Yamal nga Barcelona te Betisi shkaku i krizës?", pamje që kanë lënë tifozët katalunas të shokuar
Me listën e të nominuarëve tashmë publike: Kush është favoriti për Topin e Artë
Liverpooli tashmë ka gjetur zëvendësuesin e Salah, luan te Real Madridi
“I harxhonte lekët me gra të tjera, veprova në gjaknxehtësi”, dëshmia në polici e 30-vjeçarit që vrau babanë në një fshat të Durrësit
Kush janë aleatët kryesorë të Donald Trump në Evropë?
HISTORIKE: Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë