LAJMI I FUNDIT:

Punëtorja e aeroportit vjedh paratë nga çanta e pasagjerit, derisa ai po kalonte kontrollin – pamje nga kamerat e sigurisë (Video)

Punëtorja e aeroportit vjedh paratë nga çanta e pasagjerit, derisa ai po kalonte kontrollin – pamje nga kamerat e sigurisë (Video)

Një punëtore e sigurisë së aeroportit vodhi para të gatshme në vlerë prej rreth 500 euro nga çanta e një pasagjeri, vetëm pak sekonda para se ai të kalonte një makinë me rreze x.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Busakorn Somkwamdee, 26 vjeç, e cila u kap nga kamerat e sigurisë duke hapur çantë, e cila ishte vendosur në një shportë në një rrip transporti.


Ajo pastaj me shpejtësi nxjerr një pako të madhe me para dhe e “rrëshqet” në xhepin e saj – pavarësisht se një pasagjer qëndronte pranë saj në atë kohë.

Por pasagjeri i tmerruar – një kinez – kontaktoi menaxherët e aeroportit kur vuri re se paratë i mungonin ndërsa ishte ulur në sallën e nisjes në aeroportin Suvarnabhumi në Bangkok, Tajlandë.

Punonjësja, e cila kishte punuar në aeroport për dy vjet, u intervistua nga policia dhe u pezullua pasi pranoi vjedhjen. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori