Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), sot lansoi programin për Financimin e Ekonomisë së Gjelbër (GEFF), për të siguruar grante për amvisëritë me qëllim që të përmirësohet efikasiteti energjetik.
“Është program regjional prej 85 milionë euro, në të cilën do të merr pjesë edhe Kosova. Programi në Kosovë do të mbështet financimin e Ekonomisë së Gjelbër duke i përkrahur familjet në eficiencë të energjisë. Për Kosovën janë ndarë 8.5 milionë euro nga programi”, ka thënë Anca Ioana Ionescu, shefja e Programit në BERZH, shkruan Telegrafi.
Ndërsa shefja e Zyrës së BE–së, Natalia Apostolova ka thënë se “Një nga qëllimet e Bashkimit Evropian është edhe eficienca e energjisë. Ne jemi të përkushtuar të ndihmojmë në këtë drejtim. Gjithashtu, është detyrë e vendit që të bëjë reforma ligjore që të përkrahen këto ide”.
Zëvendësdrejtori i Bankës TEB, Dren Krypa, ka thënë se ka kënaqësi të jetë bashkëpunëtor i BERZH në zbatimin e projektit dhe përkrahjes së kredisë së gjelbër.
“Bashkëpunimi ndërmjet bankës TEB dhe BERZH ka një traditë edhe në programe të tjera që ofrojnë investim lehtësuese për klientët si në sektorin e fuqizimit të femrave të femrave ndërmarrëseve dhe ne zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Ndërsa një bashkëpunim sikur ky i sotëm për investime në programeve për përmirësimin e efiçencës së energjisë dhe energjisë së ripërtrirë ka filluar në vitin 2013-të, përmes programit KOSEP me një linjë kreditore prej 5 milionë euro kredi, ku afërsisht 1 milion euro janë kthyer në grante te kredi marrësi”, tha Krypa.
Linja kreditore prej 8.5 milionë euro tashmë është nënshkruar me tri institucione partnere financiare, TEB Banka në Kosovë dhe institucionet mikro-financiare Kreditimi Rural i Kosovës (KRK) dhe Agjencioni për Financim në Kosovë (AFK), si pjesë e GEFF programit të madh prej 85 milionë i cili operon në Ballkanin Perëndimor.
Përmes programit GEFF, familjet Kosovare do të kenë mundësi që të marrin kredi nga institucionet financiare partnere për financimin e zgjidhjeve për rritjen e efiçencës së energjisë, duke përfshirë dritaret me xhama të dyfishtë, bojler me efikasitet të lartë ose izolim për shtëpi. Këto investime do t’u ndihmojnë amvisërive që jo vetëm të rrisin efiçencën e energjisë, por gjithashtu të ulin emetimin e gazrave serë dhe të përmirësojnë standardin e tyre të jetesës. Familjet që investojnë në këto teknologji për rritjen e efiçencës së energjisë, kanë të drejtë të aplikojnë për një grant nga BE për financimin e deri në 20 përqind të vlerës së investimit të tyre.
Kompanitë që prodhojnë dhe instalojnë këto teknologji për efiçencë të energjisë, siç janë dritaret dhe bojlerët, gjithashtu kanë qasje në financim në kuadër të programit GEFF. Gjithashtu, në kuadër të këtij mekanizmi është përfshirë edhe asistenca teknike, duke përfshirë auditimet e energjisë për renovimin e ndërtesave shumëkatëshe të banimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City