LAJMI I FUNDIT:

Bayerni shkatërron Hamburugun, Lewandowski shënon het-trik

Bayerni shkatërron Hamburugun, Lewandowski shënon het-trik

Bayern Munich ka fituar ndaj Hamburgut me rezultat të thellë 56-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të Bundesligas.

Skuadra e Jupp Heynckes ka vazhduar serinë pozitive në kampionatin gjerman, duke mos lejuar asnjë befasi as ndaj Hamburgut, të cilët i dominoi për 90 minuta.


Serinë e golave për Bavarezët e hapi francezi Franck Ribery, i cili shënoi në minutën e tetë për 1-0.

Ribery hapi serinë e golave (Foto: Bayern/Twitter)

Pas Riberyt radha erdhi për sulmuesin polak, Robert Lewandowski, që dyfishoi epërsinë në minutën 12-të, ndërsa në minutën e 19-të shënoi për 3-0 dhe dërgoi skuadrën e tij në pushim me epërsi komode.

Lewandowski shënoi het-trik ndaj Hamburgut (Foto: Bayern/Twitter)

Edhe në pjesën e dytë, Bayerni vazhdoi me dominim, ndërsa pas vetëm 10 minutave lojë në këtë pjesë ishte Arjen Robben, i cili shënoi për 4-0.

Luhej minuta e 81-të e takimit kur Ribery shënoi golin e dytë personal dhe të epërsinë 5-0 për Bavarezët.

Në minutën e 86-të Lewandowski pati mundësi ta thelloj edhe më shumë epërsinë, por nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë, ndërsa në minutën e fundit e  përmirësoj gabimin duke shënuar për rezultatin përfundimtar 6-0.

Foto: Fc Bayern/Twitter

Pas kësaj fitore, Bayerni vazhdon kryesimin e kampionatit me 66 pikë, ndërsa Hamburgu renditet në vendin e 17-të me 18 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Bavarezët do të udhëtojnë drejt RB Leipzigut, ndërsa Hamburgu e pret në shtëpi Hertha Berlinin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e

Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e "Santiago Bernabeut" të ri

La Liga
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori