LAJMI I FUNDIT:

PSG njofton Real Madridin: Neymar kushton 400 milionë euro

PSG njofton Real Madridin: Neymar kushton 400 milionë euro
Cristiano Ronaldo pritet të jetë ylli edhe i ndeshjes së dytë, kurse Neymarit nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të lutet për një sukses të mundshëm (Foto: Getty Images)

Neymar Jr. është ende në radar të Real Madridit me klubin spanjoll tani janë të vetëdijshëm për shpenzimet që do të duhet të paguajnë për të siguruar shërbimet e sulmuesit brazilian.

Presidenti i klubit të PSG-së, Nasser Al-Khelaifi ka përsëritur në disa raste se lojtari nuk është në shitje, por është raportuan se për një tarifë prej 400 milionë euro, ekipi i Ligue 1 do të ishte i përgatitur që ta lë sulmuesin të kthehej në La Liga.


Disa javë më parë, delegatët e Real Madridit u takuan me babanë e Neymarit dhe dy avokatë tjerë për të eksploruar një lëvizje të mundshme në Bernabeu.

Reali i gatshëm ta bëjë Neymarin lojtarin më të paguar në botë
Lexo po ashtu Reali i gatshëm ta bëjë Neymarin lojtarin më të paguar në botë

Por, atyre iu doli se 400 milionë euro ishte shifra e parave që do të bindte gjigantët francezë për të marrë nga ta sulmuesin brazilian.

CR7 dhe Neymar patën raporte të mira gjatë ndeshjes (Getty Images)

Madridi është i vetëdijshëm për dëshirën e Neymarit për t’u kthyer në ligën spanjolle dhe një koment nga presidenti i klubit Florentino Perez dhjetorin e kaluar nuk la asnjë sekret në interesin e tij për sulmuesin.

“Neymar do të kishte një shans më të mirë të fitoj Topin e Artë duke luajtur me Real Madridin pasi Madridi është një klub që i jep atij çfarë ka nevojë dhe çdo lojtari të madh”, kishte thënë Perez për radio El Larguero.

Neymari dëshiron rikthimin te Barcelona
Lexo po ashtu Neymari dëshiron rikthimin te Barcelona

Ishte e dukshme gjithashtu të shihej një marrëdhënie pozitive në fushë në mes të Neymarit dhe dyshes Cristiano dhe Sergio Ramos gjatë ndeshjes së parë të Ligës së Kampionëve në Bernabeu.

Që nga blerja e Gareth Bale në vitin 2013, klubi i madh nga La Liga nuk ka nënshkruar me një lojtar të ‘Galactico’ dhe klubi e ka identifikuar Neymarin si lojtarin kyç për të udhëhequr vijën e parë në një epokë pas Cristiano Ronaldos në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/

Guti: Neymarit i nevojitet Reali nëse dëshiron të rritet në karrierë  
Lexo po ashtu Guti: Neymarit i nevojitet Reali nëse dëshiron të rritet në karrierë  

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori