LAJMI I FUNDIT:

Reali i gatshëm ta bëjë Neymarin lojtarin më të paguar në botë

Reali i gatshëm ta bëjë Neymarin lojtarin më të paguar në botë
Neymar është io lidhur me Real Madridin

Real Madridi janë gati të bëjnë çmendinë duke e transferuar Neymarin nga Paris Saint-Germain dhe duke e bërë lojtari më të paguar në botë.

Neymar është një dëshirë e vjetër e presidentit të Realit, Florentino Perez.


Perez kishte kërkuar transferimin e tij nga Santosi disa herë, por Barcelona ia rrëmbyeu nga duart, ndërsa tani pas kalimit te PSG dëshiron ta provojë edhe një herë.

Perez i vendosur, ofron Ronaldon plus të holla për ta sjell Neymarin në Real Madrid
Lexo po ashtu Perez i vendosur, ofron Ronaldon plus të holla për ta sjell Neymarin në Real Madrid

Sipas Don Balon, Real Madrid janë të gatshëm ta bëjnë Neymarin lojtarin më të paguar në planet nëse ata mund të nënshkruajnë me atë nga Paris Saint-Germain.

Cristiano po kontestohet shpesh nga tifozët në muajt e fundit dhe pritet të largohet në verë për t’ia liruar vendin Neymarit

Los Blancos do të duhej të paguanin një shumë prej 300 milionë eurosh për të marrë nga PSG ish-yllin e Barcelonës.

Pastaj Mbretërit do t’i jepnin Neymarit një pagë që arrin shifrën prej 50 milionë eurosh për sezon, duke e bërë lojtarin më të paguar në botë.

Neymar: Jam i lumtur në PSG, thashethemet më lidhin me Realin që nga koha në Santos  
Lexo po ashtu Neymar: Jam i lumtur në PSG, thashethemet më lidhin me Realin që nga koha në Santos  

Kjo mund të krijojë një konflikt me Cristiano Ronaldon, i cili paguhet 25 milionë euro për sezon dhe dëshiron një kontratë të re.

Megjithatë, në rast afrimi të sulmuesit brazilian, Ronaldo me shumë gjasë do të largohet diku tjetër pasi edhe raportet me Perezin nuk janë më njësoj. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Man City në telashe të mëdha – Liga Premier jep paralajmërimin lidhur me shkeljen e 115 rregullave

Man City në telashe të mëdha – Liga Premier jep paralajmërimin lidhur me shkeljen e 115 rregullave

Premier League
Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Kalo në kategori