Rodri është i Barcelonës, zyrtarizohet transferimi i madh nga Manchester City

Barcelona ka zyrtarizuar transferimin e një prej emrave më të mëdhenj të kësaj vere. Rodri Hernandez është lojtari më i ri i klubit katalanas, pasi Barça ka arritur marrëveshje me Manchester Cityn për transferimin e mesfushorit spanjoll.
30-vjeçari ka firmosur kontratë katërvjeçare me Barcelonën, e cila do ta mbajë atë në “Camp Nou” deri më 30 qershor 2030. Transferimi raportohet të ketë një vlerë prej rreth 76.5 milionë eurosh, përfshirë bonuset.
Welcome to FC Barcelona, Rodri! 💙❤️ pic.twitter.com/voCFDwqt5D
— FC Barcelona (@FCBarcelona) August 18, 2026
Rodri rikthehet kështu në La Liga pas shtatë vitesh në Ligën Premier, ku me Manchester Cityn fitoi katër tituj të Ligës Premier, Ligën e Kampionëve dhe trofe të tjerë të rëndësishëm.
Transferimi është veçanërisht i bujshëm edhe për faktin se Rodri ishte fitues i “Topit të Artë” në vitin 2024 dhe së fundmi udhëhoqi Spanjën drejt triumfit në Kupën e Botës, duke u shpallur edhe lojtari më i mirë i turneut.

Me ardhjen e tij, Hansi Flick fiton një mesfushor të klasit botëror dhe një profil klasik të “pivotit”, që pritet t’i japë më shumë kontroll dhe ekuilibër mesfushës së Barcelonës.
Rodri pritet të jetë një nga figurat kryesore të projektit të ri të Barcelonës, ndërsa katalanasit synojnë ta rikthejnë trofeun e Ligës së Kampionëve në vitrinën e klubit. /Telegrafi/








































