LAJMI I FUNDIT:

50 milionë euro për komunat veriore

50 milionë euro për komunat veriore

Katër komunat veriore të Kosovës, Mitrovica Veriore, Zveçani, Leposaviqi dhe Zubin Potoku, do t’i kenë të paktën 50 milionë euro për zhvillimin ekonomik të veriut të Kosovës. Këto mjete, siç kanë thënë në Agjencinë për Zhvillim Rajonal – Veri, janë parashikuar me Marrëveshjen e Brukselit, ndërkohë që ato mjete tashmë u janë ndarë këtyre komunave veriore të Kosovës.

Rreze Duli, drejtoreshë e Agjencisë për Zhvillimin Rajonal – Veri, ka precizuar se me Marrëveshjen e Brukselit janë paraparë 40 milionë euro mjete për zhvillimin e katër komunave veriore të Kosovës, si dhe 10 milionë euro të hyra nga doganat në pikat kufitare në Bërnjakë dhe në Jarinjë, të cilat derdhën në Fondi për Zhvillimin e Veriut në kuadër të Marrëveshjes për Kufijtë e Integruar, shkruan Zëri.

“Megjithatë, të dhënat statistikore tregojnë se veriu i Kosovës është rajoni më i varfër në vend”, është konstatuar në debatin që është mbajtur me temën ‘Zhvillimi ekonomik i veriut të Kosovës’, që është mbajtur në Çagllavicë.


Në këtë debat u vlerësua gjithashtu se afaristët janë të vetmit që i japin shtetit, ndërsa shteti atyre nuk ua kthen me asgjë.

“Me Marrëveshjen e Brukselit janë paraparë rreth 40 milionë euro për katër komunat veriore, si dhe 10 milionë euro duhet të sigurohen nga doganat që mblidhen në Fondin për Zhvillimin e Veriut”, ka përsëritur Duli. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori