Qeveria e Republikës së Kosovës sot ka nënshkruar një deklaratë të qëllimit me Ministrinë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim të Gjermanisë, për shfrytëzimin e mëtejmë të kampit në Prizren si park inovativ dhe trajnues kosovaro- gjerman (ITP).
Deklarata e përbashkët paraqet bazën për vazhdimin e raporteve kosovaro-gjermane pas tërheqjes së KFOR-it gjerman nga kampi në Prizren dhe për prioritizimin e pesë fushave në kuadër të kampit të planifikuar: Inovacioni (teknologjia dhe ndërmarrësia); aftësimi profesional, si dhe edukimi formal dhe jo-formal; shkenca dhe hulumtimi; bujqësia, si dhe turizmi dhe kultura. Qëllimi është që nëpërmjet sinergjive të edukimit dhe aftësimit profesional, shkencës dhe ndërmarrësisë të jepet kontribut për zhvillimin ekonomik dhe social në komunën e Prizrenit, në gjithë Kosovën dhe në pikëpamje perspektive edhe në rajon.
Kjo deklaratë nënvizon angazhimin e Qeverisë Gjermane që në vazhdimësi të jap një kontribut të rëndësishëm për zhvillimin e Kosovës dhe të mbështes atë edhe më tutje në rrugën e saj drejtë strukturave euro-atlantike.
Kryeministri Ramush Haradinaj deklaroi se “Tani flamuri i Gjermanisë që ka valuar në bazën ushtarake do ta ketë një mision tjetër, atë të prosperitetit të Kosovës, të bashkëpunimit të ndërsjellë në të gjitha fushat, veçanërisht në atë ekonomike dhe ky është një lajm i mirë, dhe i falënderoj për besim institucionet e Qeverisë së Gjermanisë dhe njëkohësisht iu shpreh përkushtimin dhe vendosmërinë tonë, që këtij projekti të përbashkët t’i japim përkrahjen e parezervë”, shkruan Telegrafi.
Kryeministri Haradinaj shtoi se nënshkrimi i sotëm “është një porosi e mirë e prosperitetit, e zhvillimit ekonomik. Janë disa fusha të rëndësishme që do të ketë ndikim parku në zhvillimin e vendit dhe është një ndërmarrje e përbashkët Kosovë-Gjermani. Edhe njëherë e konfirmoj se institucionet e Kosovës do të jenë të vendosura që të zbatojnë këtë projekt të përbashkët dhe i falënderoj për besimin institucionet e Gjermanisë që të gjithë, njëkohësisht delegacionin”.
Për Qeverinë Gjermane nënshkroi Ambasadori Gjerman, Christian Heldt dhe në fjalimin e tij theksoi: “Jam shumë i lumtur që flamuri gjerman do të valëvitet edhe në të ardhmen në Prizren. Ai në të ardhmen nuk do të jetë më një shenjë e pranisë së Bundeswehr-it. Në vend të kësaj, bashkë me flamurin kosovar ai do të qëndrojë si premtim për një ardhmëri të suksesshme ekonomike të Kosovës. Për mua personalisht është shumë e rëndësishme që parku i ri inovativ dhe trajnues gjermano-kosovar të ju mundëson kosovarëve të rinj të ndërtojnë një të ardhme në shtetin e tyre të ri“.
Deklarata e qëllimit e nënshkruar sot është një hap i rëndësishëm drejtë krijimit të vendeve të reja të punës, për shfrytëzimin e potencialit Kosovar të inovacionit, si dhe për mbështetjen e iniciativave kulturore dhe sociale. Iniciativa është një projekt i rëndësishëm i bashkëpunimit të dy qeverive dhe në anën kosovare përkrahet drejtpërdrejt nga Kryeministri Ramush Haradinaj. Deklarata nga sot hyn në fuqi dhe hap rrugën për hapat e mëtejmë operacional. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
PostCHAT ju pret!
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje