Qytetarët e Maqedonisë do të paguajnë edhe ekzistimin e partive politike
Pas takimit mes Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë dhe kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, dolën në pah disa vendime nga biseda dhe tentimet për të bërë ndryshime në atmosferën politike në vend.
Kryeministri Zaev pas takimit tha ”Qëllimi i financimit të partive politike në Maqedoni është që të largohet ndikimi i grupeve të fuqishme financiare në partitë politike që deri tani është bërë me donacione dhe ndihma të tjera. Anëtarësimi dhe donacionet vullnetare nga qytetarët jaën edhe nëpër partitë e gjithë botës. Kur do të ketë financim nga shteti atëherë do të thotë se ata mjete do të përdoren më pak nga partitë.” Nga kjo nënkuptohet se për të hequr ndikimin mbi partitë, nga buxheti shtetëror do të paguhet edhe ekzistimi i partive politike.
Zaev paralajmëroi se ky ligj do të rregullohet në komunikim me të gjithë partitë tjera politike në vend por edhe do të bëhen ndryshime tjera në Ligjin për zgjedhje, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Sipas paralajmërimeve nga kryetari i OBRM-PDUKM-së merret vesh se kryetarin e Komisionit Shtetëror Zgjedhor do ta merr opozita, kurse pozita do të ketë shumicën në këtë institucion.
Përveç kësaj, Zaev për takimin tha ”Biseduam me kryetarin e OBRM-PDUKM-së rreth bisedimeve me Greqinë për çështjen e emrit. Biseduam për gjithë procesin. Ata qëndrojnë në qëndrimin e tyre. Edhe ne gjithashtu. Në bisedimet për emrin, dy palët do të qëndrojnë në qëndrimet e tyre me vendosshmëri. Vazhdojnë bisedimet dhe në të ardhmen do të përafrohen qëndrimet. Në të ardhmen do të ketë edhe takime tjera mes liderëve. Për ligjin për gjuhët gjithashtu folëm. Edhe pse kemi dallime të mëdha, u morrëm vesh që të krijojmë grupe pune. Ne do ta bëjmë punën tonë, për ne është kushtetues ky ligj ndërsa në fund do të veprojë Gjykata Kushtetuese. Amamandamentet e OBRM-PDUKM-së do të bllokojnë Kuvendin. Për fat të keq nuk patëm ndonjë epilog pozitiv.”
Kurse, nga ana tjetër Hristijan Mickoski tha ”Hapëm shumë tema për funskionimi e shtetit. Folëm për bisedimet për emrin. Nuk ka ndonjë lëvizje nga takimi i fundit. OBRM-PDUKM nuk do të mbështes ndryshim të Kushtetutës. Folëm edhe për Ligjin për gjuhët. OBRM-PDUKM-ja qëndron në atë se ai ligj është kundërkushtetues. Temë tjetër është KSHZ-ja, e cila duhet të kompletohet me stilin e vjetër. është e nevojshme që ky institucion që të kompletohet dhe në ndërkohë do të përpilohet ligji i ri për zgjedhje. OBRM-PDUKM-ja do të ketë kryetarin kurse pozita shumicën në këtë institucion. Terrori politik ndaj opozitës dhe deputetëve tonë është temë që është biseduar gjithashtu. Për kthimin në Kuvend, gjithashtu qëndrojmë në qëndrimet tona. Kur të kompletohemi si grup, do të kthehemi në Kuvend.” /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProfesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe