LAJMI I FUNDIT:

Zidane: Titulli në La Liga nuk është i pamundur

Zidane: Titulli në La Liga nuk është i pamundur
Zinedine Zidane (Getty Images)

Zinedine Zidane këmbëngul se Real Madridi ende mund të mbrojë titullin e tyre kampion në La Liga në këtë sezon, pasi ka thënë se edhe pse është e komplikuar, nuk është e pamundur.

Humbja 1-0 e Real Madridit në Espanyol të martën i la ata 15 pikë prapa Barcelonës, por katalunasit nuk arritën të mundnin Las Palmasin pas 48 orëve dhe do të përballen me Atleticon këtë fundjavë dhe këtu Zidane pret të afrohet me pikë.

Pochettino në listën e ngushtë të trajnerëve për të zëvendësuar Zidanen
Lexo po ashtu Pochettino në listën e ngushtë të trajnerëve për të zëvendësuar Zidanen

“Liga është ende e hapur.  Asgjë nuk është dhënë falas ndonjëherë në futboll”, ka thënë fillimisht Zidane në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Getafes.


“Asgjë nuk është dhënë falas ndonjëherë në futboll”.

Reali humbi nga Espanyol (Getty Images)

“Ne duhet të vendosim në kokat tona që çdo ndeshje e Ligës është e rëndësishme”.

 Zidane dhe Reali nuk po përjetojnë formën e sezonit të kaluar (Getty Images)

“Është e komplikuar, po, por jo edhe pamundur”.

“Disfata jonë në Espanyol më ka mërzitur mua [pasi Barca barazoi me Las Palmas]. Kishim një shans për t’u afruar pak”.

Zidane: Nuk e merituam humbjen
Lexo po ashtu Zidane: Nuk e merituam humbjen

“Madridi ende nuk ka fituar ndonjë gjë këtë sezon, prandaj është e rëndësishme që ne të tregojmë formën dhe futbollin tonë”, përfundoi francezi.

Ndryshe, Mbretërit e presin sot (e shtunë) Getafen në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të të La Liga. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Premier League
Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Premier League
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Premier League
Kalo në kategori