LAJMI I FUNDIT:

Pochettino në listën e ngushtë të trajnerëve për të zëvendësuar Zidanen

Pochettino në listën e ngushtë të trajnerëve për të zëvendësuar Zidanen
Mauricio Pochettino dhe Zinedine Zidane (Getty Images)

Në bazë të raportimeve në Spanjë, Real Madridi ka përpiluar një listë prej tre trajnerësh për të zëvendësuar Zinedine Zidanen në fund të sezonit.

Sipas Diario AS, tekniku francez mund të largohet vullnetarisht nga detyra e trajnerit të Los Blancos.


Mauricio Pochettino në stërvitjen para ndeshjes ndaj Juventusit (Getty Images)

Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino, së bashku me Jurgen Kloppin dhe Joachim Low janë treshja më favorite për të zëvendësuar Zidanen.

Pochettino është favorit për shkak të përvojës në La Liga, ai për tri sezone ka drejtuar Espanyoli.

Trajnerët më të përfolur të 12 klubeve të njohura: Kush largohet e kush qëndron në fund të sezonit, këto janë përqindjet (Foto)
Lexo po ashtu Trajnerët më të përfolur të 12 klubeve të njohura: Kush largohet e kush qëndron në fund të sezonit, këto janë përqindjet (Foto)

45-vjeçari ka qenë kyç në rritjes e Spurs si një skuadrës dhe idetë e tij pëlqehen edhe nga klubi madrilen.

Argjentinasi është nën kontratë me klubin nga White Hart Lane deri në vitin 2021.

Por, kjo nuk pritet të jetë problem i madh pasi dy klubet kanë marrëdhënie të mira dhe kjo tregohet edhe me transferimin e Luka Modric dhe Gareth Bale vite më parë. /Telegrafi/