LAJMI I FUNDIT:

Latifi nuk trembet, i kërkon përballje kampionit Cormier dhe i falënderon të gjithë edhe në gjuhën shqipe

Latifi nuk trembet, i kërkon përballje kampionit Cormier dhe i falënderon të gjithë edhe në gjuhën shqipe
Momenti kur Latifi i kërkoi Daniel Cormierit një përballje (Foto: MMA mania - Twitter)

Ilir Latifi dëshiron një duel për titull, atij nuk i intereson nëse ajo do të ndodhte në kategorinë e lehtë apo të rëndë.

Shqiptari fitoi ndaj Ovince Saint Preux dhe menjëherë pas duelit i kërkoi përballje kampionit aktual për pesha deri në 93 kilogram, Daniel Cormier.


Arritje e jashtëzakonshme nga Ilir Latifi në UFC: Shqiptari e vë në gjumë kundërshtarin dhe arrin fitoren më të rëndësishme në karrierë
Lexo po ashtu Arritje e jashtëzakonshme nga Ilir Latifi në UFC: Shqiptari e vë në gjumë kundërshtarin dhe arrin fitoren më të rëndësishme në karrierë

Por, është një problem. Cormier sytë i ka nga një kategori më e rëndë dhe verës ai do të ndeshjet me kampionin Stipe Miocic për UFC 226. Pra, është e mundur që ai të bëhet kampion në pesha të rënda, por atij i garantohet se titulli në pesha të lehta do të jetë ende i tij, deri sa situata të zgjidhet.

E kush nuk do e dëshironte një përballje të tillë (Foto: kimura.se)

Por, kjo nuk është problem për Latifin pasi ai dëshiron të ndeshjet me Cormier dhe nuk ka rëndësi kategoria.

“DC je legjendë, je kampion, ti e dinë se kam shumë respekt për ty, por le të luftojmë për titullin, ti dhe unë. Si thua? Hajde DC”, ishin fjalët e Latfit drejt Daniel Cormierit sa shqiptari ishte në ‘Tetëkëndesash’, dhe pastaj vazhdoi:

“Falënderoj për të gjitha familjen time, njerëzit që më përkrahin nga Suedia, SHBA-ja, Shqipëria e Kosova”, duke i thënë gjithë këtyre në shqip nga Orlando se i donë shumë, vlen të theksohet se në këtë garë ai prezantohet si garues nga Suedia.

“Ai nuk është ndeshur kurrë me një mundës si unë që godet fort, le ta bëjmë. Jam i gatshëm ta bëj edhe në kategorinë e peshave të rënda”, shtoi Iliri në një nga intervistat pas ndeshjes.

“Kjo ishte përballja për të shkuar në një nivel tjetër, drejt titullit. Fitova në rundin e parë, kam pesë fitore nga gjashtë përballjet e fundit, tri nga ato i kam përfunduar në rundin e parë”.

Daniel Cormier duke u ndeshur me Volkan Oezdemir në UFC 220 me 20 janar 2018 (Foto: Getty Images)

“Kam punuar shumë, e dija që ky duel ishte i vështirë. E di që njerëzit kanë dyshuar tek unë, por jo dhe skuadra ime, po ashtu edhe unë besova te vetja”, ishte komenti i Latifit për meçin me Ovince Saint Preux.

Vlen të theksohet Cormier në korrik të 2017 u mund nga legjendari Jon Jones për titullin në peshën 93 kilogram për UFC 214, por pasi Jones doli pozitiv në dobing titulli iu kthye Cormierit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Kalo në kategori