LAJMI I FUNDIT:

Zidane: Atmosfera në zhveshtore është e mirë, këtë e tregoi edhe gjesti i Ronaldos me Benzeman

Zidane: Atmosfera në zhveshtore është e mirë, këtë e tregoi edhe gjesti i Ronaldos me Benzeman
Zinedine Zidane para ndeshjes ndaj Alaves (Getty Images)

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, është shprehur i lumtur pas fitores 4-0 ndaj Alaves.

Francezi shpreson se ecuria e mirë e Los Blancos të vazhdojë dhe se gjitha kjo ka ardhur nga atmosfera e mirë në skuadër.


Ronaldo arrin shifrën e 300 golave në La Liga, mesatare e frikshme e golave nga portugezi
Lexo po ashtu Ronaldo arrin shifrën e 300 golave në La Liga, mesatare e frikshme e golave nga portugezi

“Mund të kemi pasur disa momente të vështira, por lojtarët ishin në nivel të lartë”.

“Gjëja më e rëndësishme është atmosfera në dhomat e zhveshjes, jemi shumë të fortë. Cristiano Ronaldo e tregoi këtë me gjestin e bukur duke e lejuar Benzeman të gjuajë penalltinë”.

“Bale bëri mirë, për 90 minuta ishte në një pozitë që nuk ka luajtur shumë kohëve të fundit. Ishte një ditë e mirë për atë të luante në anën e majtë”.

Zidane gjatë ndeshjes me Alaves (Foto: Getty Images)

Në të gjitha garat Los Blancos kanë fituar pesë ndeshjet e fundit dhe tekniku francez shpreson që kjo të vazhdojë.

“Besimi kthehet me ecuri të tilla. Pas ndeshjes ndaj PSG-së ne kemi bërë shumë mirë, na duhej një ndeshje e atillë. Duhet të vazhdojmë dhe të besojmë se ende kemi shumë për t’u luftuar”, ka shtuar Zidane.

Vlen të theksohet se CR7 kishte mundësi të kompletonte het-trikun, por ia la penalltinë Karim Benzemas. Goli tjetër në këtë takim u shënua nga Gareth Bale./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori