LAJMI I FUNDIT:

Curry shpërthen në fitoren e Warriors, Cavaliers befasohen nga Wizards (Video)

Curry shpërthen në fitoren e Warriors, Cavaliers befasohen nga Wizards (Video)

Ndeshjet spektakolare në ligën më të fortë të basketbollit në botë NBA janë rikthyer përsëri pas pushimit disa ditor.

Nën kampioni i NBA-së, Cleveland Cavaliers ka pësuar humbje befasuese nga Washington Wizards në shtëpi 103-110.


Vendasve nuk i mjaftuan as 32 pikët e LeBron James që shtoi edhe nëntë kërcime nën kosh dhe tetë asistime ndaj Wizards.

Wizards edhe në këtë sfidë ishin pa fundorin John Wall por lojën e mori në dorë Breadley Beal.

Beal shënoi 18 pikë e bëri nëntë asistime, ndërsa u ndihmua edhe nga Satoransky e Oubre që shënuan nga 17 pikë si dhe Otto Porter me 15 të tjera.

Cavaliers mbetën në pozitën e tretë në Lindje me 34 fitore e 23 humbje, ndërsa Washington një pozitë më poshtë me fitore të njëjta por një humbje më shumë se Cavs.

Ka qenë një natë magjike për Stephen Curryn në Oracle Arena në Okland ku i dha fitoren skuadrës së tij Golden State Warriors ndaj Los Angeles Clippers 134-127.

Dy çerekët e parë ishin vendimtar për vendasit të cilët shkuan në pushim me 12 pikë epërsi 70-58 dhe në vazhdim të ndeshjes administruan mirë rezultatin.

Steph Curry ishte i pandalshëm për mysafirët pasi realizoi 44 pikë në këtë duke shtuar edhe 10 asistime e gjashtë kërcime.

Paraqitje të mirë pati edhe Kevin Durant me 24 pikë dhe Klay Thompson që shtoi 19 të tjera.

Mysafirëve nuk i ndihmuan as 22 pikët e Thobias Harrisit në këtë përballje që të marrin fitore ndaj kampionit në fuqi. /Telegrafi/

Rezultatet:

Charlotte Hornets – Brooklyn Nets 111:96

Orlando Magic – New York Knicks 113:120

Chicago Bulls – Philadelphia 76ers 115:116

Cleveland Cavaliers – Washington Wizards 103:110

Sacramento Kings – Oklahoma City Thunder 107:110

Golden State Warriors – Los Angeles Clippers 132:127

Në trend Sport

Më shumë
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Puzzle" i Decos: Sa ka para, kush mund të largohet dhe kush mund të vijë te Barcelona

La Liga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Bundesliga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Kalo në kategori