LAJMI I FUNDIT:

Silva: Mbappe ka mundur të më bashkohet te Man City

Silva: Mbappe ka mundur të më bashkohet te Man City
Bernardo Silva (Getty Images)

Mesfushori i Manchester Cityt, Bernardo Silva beson se ish-bashkëlojtari i tij te Monaco, Kylian Mbappe, mund të ishte bashkuar me të në Angli.

Mbappe u largua nga Monaco në javën e fundit të tregut të verës për të nënshkruar për Paris Saint-Germain në huazim.

Huazimi përfshinte një klauzolë e cila e sheh francezin të bëhet lojtar i PSG-së pas sigurimit të mbijetesës nga parisienët dhe tani këta të fundit duhet t’i paguajnë plot 180 milionë euro për shërbimet e tij.


Monaco i kishte vënë klauzolën më të lehtë në histori Mbappes - Sigurimi i mbijetesës për PSG-në dhe tani francezi është lojtar i ri i ‘princave’
Lexo po ashtu Monaco i kishte vënë klauzolën më të lehtë në histori Mbappes - Sigurimi i mbijetesës për PSG-në dhe tani francezi është lojtar i ri i ‘princave’

Silva, i cili gjithashtu e la Monacon verën e kaluar, pranon se ishte i vetëdijshëm se Man City gjithashtu ishte i interesuar në shërbimet e Mbappes.

Mbappe dhe Silva duke festuar një gol te Monaco (Getty Images)

“Kylian ka shkuar në një klub shumë të mirë. Ai u bashkua me një skuadër shumë të mirë”, ka thënë fillimisht Silva për RMC.

Cavani – Mbappe – Neymar, treshja vdekjeprurëse e PSG-së (Getty Images)

“Ai është shumë i mirë tani dhe ne jemi shumë të lumtur për të”.

Vasilyev: Mbappe zgjodhi PSG-në para Real Madridit - ne ishim kundër, por nuk mundem t'ia mohojmë ëndrrën   
Lexo po ashtu Vasilyev: Mbappe zgjodhi PSG-në para Real Madridit - ne ishim kundër, por nuk mundem t'ia mohojmë ëndrrën   

“E dija që zgjedhja e tij ishte mes Real Madridit dhe PSG, kemi biseduar edhe për Manchester City, por tani nuk mund të flasim për këtë”, përfundoi portugezi.

Ndryshe, Mbappe te PSG-ja e ka krijuar një treshe vrasëse në sulm, së bashku me Neymar dhe Edinson Cavani, ku së bashku i kanë shënuar më shumë se 60 gola në të gjitha garat. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Futbollisti i cili ishte pjesë e

Futbollisti i cili ishte pjesë e "skuadrës speciale" të Bayern Munichut pëson vdekje cerebrale nga lëndimi në kokë

Ligat tjera
Një rivalitet i ri i madh po lind në Evropë dhe ja sa larg do të jenë stadiumet e tyre

Një rivalitet i ri i madh po lind në Evropë dhe ja sa larg do të jenë stadiumet e tyre

Ligue 1
Lajmi tragjik trondit komunitetin e boksit, John Cooney vdes shtatë ditë pas duelit

Lajmi tragjik trondit komunitetin e boksit, John Cooney vdes shtatë ditë pas duelit

Boks
Katër sulmuesit që mund të nënshkruajnë për Arsenalin pas lëndimit të Havertz

Katër sulmuesit që mund të nënshkruajnë për Arsenalin pas lëndimit të Havertz

Premier League
Deco konfirmon se lojtari i Barcelonës kërkoi personalisht transferimin në Arabinë Saudite

Deco konfirmon se lojtari i Barcelonës kërkoi personalisht transferimin në Arabinë Saudite

La Liga
Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi

Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi

Boks
Kalo në kategori