LAJMI I FUNDIT:

Vasilyev: Mbappe zgjodhi PSG-në para Real Madridit – ne ishim kundër, por nuk mundem t’ia mohojmë ëndrrën   

Vasilyev: Mbappe zgjodhi PSG-në para Real Madridit – ne ishim kundër, por nuk mundem t’ia mohojmë ëndrrën   
Mbappe tani te PSG

Sipas zëvendës-presidentit të Monacos, Vadim Vasilyev, Kylian Mbappe zgjodhi klubin francez, Paris Saint-Germain para Real Madridit në afatin kalimtar të verës.

Mbappe, 19 vjeç, u transferua te PSG në huazim afatgjatë nga Monaco në muajin gusht, me një çmim të rënë dakord për 145 milionë euro, plus 35 milionë euro bonuse.


Zyrtare: PSG vjen me ‘bombën’ e radhës, zyrtarizon Mbappen (Foto)
Lexo po ashtu Zyrtare: PSG vjen me ‘bombën’ e radhës, zyrtarizon Mbappen (Foto)

Zëvendës-presidenti i Monacos, Vasilyev ka zbuluar se reprezentuesi francezi kishte mundësinë të nënshkruante për PSG-në pse Real Madrid, me lojtarin që përfundimisht vendoi të avancoi karrierën e tij në vendin e tij të lindjes.

Vadim Vasilyev, zëvendës-presidenti i Monacos

“Real Madridi ishte gati për të vënë të njëjtën shumë parash si PSG-ja për Kylian Mbappe”, ka thënë fillimisht Vasilyev për mediumin RMC, një stacion radiofonik francez.

“Por, kjo ishte zgjedhja e lojtarit, për të shkuar në Paris”.

Mbappe mund ta humb ndeshjen me Real Madridin në Ligën e Kampionëve shkaku i lëndimit
Lexo po ashtu Mbappe mund ta humb ndeshjen me Real Madridin në Ligën e Kampionëve shkaku i lëndimit

Vasilyev gjithashtu zbuloi se edhe pse nuk ishte i kënaqur me transferimin e Mbappes tek një rival direkt, ai nuk donte t’ia mohonte lojtarit ëndrrën e tij për tu kthyer në qytetin e lindjes, Paris.

Cavani – Mbappe – Neymar, treshja vdekjeprurëse e PSG-së (Getty Images)

“Unë kam qenë gjithmonë i qartë dhe nuk do ta fsheh, por nuk më pëlqen të forcoj një konkurrent të drejtpërdrejtë”, shtoi ai.

“Nuk do ta kisha bërë këtë, por unë respektova dëshirat e Kylianit dhe familjes së tij”.

Lista prej 20 futbollistëve më të vlefshëm në botë nën 21-vjeç, nga Mbappe si më i shtrenjti e deri tek Alli, Dembele, Donnarumma dhe Asensio (Foto)  
Lexo po ashtu Lista prej 20 futbollistëve më të vlefshëm në botë nën 21-vjeç, nga Mbappe si më i shtrenjti e deri tek Alli, Dembele, Donnarumma dhe Asensio (Foto)  

Duke bërë debutimin e parë në ekipin e tij për Monaco në dhjetor të vitit 2015 në moshën 16-vjeçare dhe 347 ditë, ai u bë lojtari më i ri për që luajti për klubin që nga koha e legjendës Thierry Henry.

Para se të transferohej me huazim në PSG, Mbappe luajti 41 ndeshje në Ligue 1 për Monacon, duke shënuar 16 gola.

Futbollisti i ri ka luajtur 17 ndeshje të ligës për PSG-në deri tani këtë sezon, duke shënuar nëntë gola duke ndihmuar në zhvillimin e një sulmi vdekjeprurës së bashku me Edinson Cavanin dhe Neymarin. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Serie A

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

La Liga
Chelsea me ofertë të parefuzueshme për Napolin, para dhe një yll për Victor Osimhen

Chelsea me ofertë të parefuzueshme për Napolin, para dhe një yll për Victor Osimhen

Serie A
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Bota e basketbollit në zi, ndërron jetë ish-ylli i Los Angeles Lakers

Bota e basketbollit në zi, ndërron jetë ish-ylli i Los Angeles Lakers

NBA
Kalo në kategori