LAJMI I FUNDIT:

Delawie: Është koha për ratifikimin e Demarkacionit

Delawie: Është koha për ratifikimin e Demarkacionit

Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e mbajtur sot ka vendosur që seanca për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, të mbahet nesër në orën 11:00.

Lidhur me këtë ambasadori amerikan Greg Delawie përmes një postimi në Twittet ka kërkuar që të ratifikohet kjo marrëveshje.

“Qytetarët kanë pritur shumë kohë për liberalizimin e vizave – është koha për të ratifikuar marrëveshjen e demarkacionit. Hajde!”, ka shkruar Delawie.


Ndërkaq pro ratifikimit të kësaj marrëveshje kanë deri tash janë deklaruar PDK, AAK, Nisma dhe LDK ndërkaq Lëvizja Vetëvendosje vazhdon ta kundërshtoj një gjë të tillë. /Telegrafi/