Carloalberto Rossi
Gjëja e parë që bëri Kryeministri Edi Rama, sapo erdhi në pushtet, ishte të restauronte Pallatin e Komandës Qendrore të projektuar nga arkitekti fiorentin Gherardo Bosio, më vonë i kthyer në selinë e qeverisë shqiptare, i cili me mermerin e bardhë travertin imponohet mbi gjithë perspektivën e bulevardit.
Ata që kanë punuar për restaurimin e saj që nga vitit 2013 e këtej, firma dhe arkitektë shqiptarë, janë mbështetur në projektet origjinale të kohës kur ajo u ndërtua, të cilat, në mungesë të një projekti të mirëfilltë restaurimi, i kërkuan dhe gjetën nëpër arkiva, dhe pastaj duke marrë në Italia materialet e njëjta për të rindërtuar shkallët hyrëse në atë mënyrë siç parashikohej në projektin origjinal.
Opinioni i atyre që punuan në kantier ishte se gjëja më e mirë që mund të bëhej ishte të ristrukturohej ndërtesa duke i qëndruar besnik projektit origjinal, sepse këtë gjë e kishin bërë mirë italianët. Pikërisht ata italianë-arkitektët Bertè, Di Fausto, Ballio Morpugo, Brasini, Bosio dhe të tjerë – të cilët projektuan planin e parë urbanistik të qytetit dhe ndërtuan kryeqytetin e ri, duke filluar me kompleksin e Bulevardit, Shtëpinë e Fashos (sot Universiteti Politeknik), Qendrën e Rinisë Fashiste Shqiptare (sot Rektorati i Universitetit të Tiranës), Operën Dopolavoro (sot Universiteti i Arteve), duke vazhduar me Hotel Dajtin, Institutin Kombëtar të Sigurimeve për Invalidët e Punës (në kohën e komunizmit Komiteti Qendror, sot godina e Kuvendit), Pallatin e Komandës Qendrore (sot Kryeministria) e duke përfunduar me kompleksin e ministrive rreth e përqark Sheshit Skënderbej.
Deri pak vite më parë, përfshirë edhe fillimet e mbretërimit të Ramës, Ambasada e Italisë në Shqipëri organizonte aktivitete dhe botime rreth veprave të arkitekturës racionaliste italiane në Shqipëri, për të cilat kishte vite që kryheshin hulumtime shkencore dhe historike, ndërkohë që qeveria italiane dhe shqiptare jepnin fonde për restaurimin e tyre.
Por, dy vjet më pas ndodhi e pamendueshmja: një strehë e turpshme prej pleksiglasi dhe neoni, vepër e artistit modern Philippe Parreno, u vendos në fasadën monumentale të ndërtesës së Kryeministrisë, duke e kthyer hyrjen madhështore të saj në një hyrje të stilit Broadway. Madje, gjatë pritjeve zyrtare, tapeti i kuq që shtrohet në hyrje të ndërtesës e kthen atë në një “red carpet” të denjë për shfaqje burleske. Një vepër tjetër e supozuar prej arti modern, jo shumë e ndryshme nga një karikaturë e një kërpudhe halucinogjene, iu shtua kopshtit përpara, si një mesazh subliminal i triumfit “narkotik” të vullnetit të kryeministrit që do të pasonte vendosjen e kërpudhës. Nga pushteti tetragonal tek bordellot pariziene, u prehtë në paqe Bosio dhe kujtesa e një periudhe, sidoqoftë, themeluese e qytetit dhe vendit.
U ngritën shumë zëra të indinjuar të botës shqiptare, por asnjë zë institucional italian.
Pas pak muajsh, krimi ndaj historisë dhe arkitekturës u bë krim serial me prishjen e Stadiumit Olimpik (më pas Stadiumi Kombëtar Qemal Stafa) – një tjetër projekt i Bosios dhe element përbërës i Ansamblit Sheshi “Skënderbej” – Bulevardi – Shtëpia e Fashos – për ta zëvendësuar me një projekt të dyshimtë tregtar të fshehur me shkathtësi pas justifikimit se na duhet një stadium i përshtatshëm për ekipin kombëtar të futbollit, duke përfituar nga kualifikimi i tij për në finalet e Evropianit.
Vetëm protestat e shumë qytetarëve, të ndonjë arkitekti dhe ndonjë historiani, mundën të shpëtonin, të paktën teorikisht, fasadën monumentale, por duke e fshehur atë në brendësi të një ndërtesë voluminoze dhe të mbuluar vulgarisht me ngjyrat e kombëtares.
Pavarësisht kundërshtisë së qytetarëve, dhe pavarësisht lutjeve direkte të disa arkitektëve dhe historianëve, sërish u bëmë dëshmitarë të heshtjes së turpshme të institucioneve italiane, heshtje e vullnetshme për shkak të përfshirjes në këtë projekt të një tjetër arkitekti fiorentin, i cili shumë shpejt u kthye në mik të rregullt të Ambasadës Italiane në Tiranë.
Kaluan pak muaj dhe arkitekturës së Bosios iu bë një tjetër atentat, përmes një konkursi të mistershëm të zhvilluar nga Kryebashkiaku Veliaj – që erdhi në pushtet duke premtuar “zero ndërtime të reja” – i cili parashikon ndërtimin e disa kullave në lëndinën e gjelbëruar që rrethon dhe thekson arkitekturën e Shtëpisë së Fashos (sot Universiteti Politikenik), edhe kjo lëndinë vepër e Bosios.
Atentat i penguar ose më mirë i shtyrë për më vonë falë protestave të qytetarëve të Tiranës që e detyruan Bashkinë të anullojë konkursin.
Sërish asnjë zë institucional italian nuk e grisi heshtjen e gjatë mbi këtë temë.
A do mundet t’ia dalë përpjekja e pandërprerë, që nga koha e regjimit komunist (por deri atëherë pa shumë sukses), t’ia dalë të fshijë gjurmën “në formën e fashës” që urbanistët italianë vendosën në ndërtimin e boshtit kryesor të qytetit të Tiranës – Bulevardi nga “Piazza del Littorio” (sot Sheshi “Nënë Tereza”) tek Sheshi “Skëndërbej”, që simbolizonte stemën e fashos, ndërsa bulevardi përbënte shufrat e hekurit dhe stadiumi penën (ose tehun e sopatës). Fundin e stadiumit e treguam, ndërsa elementi tjetër i dukshëm, fasho, tani është zëvendësuar nga një piramidë e përmbysur, katrore dhe e mënjanuar nga çdo aks pamor, që mbulon me një hapësirë zhgënjyese boshe një koncept sot të papranueshëm, por me një vlerë të madhe historike.
Natyrisht tema e “fashos” shërben si alibi, për disa të mjaftueshme, për heshtjen e vazhdueshme të institucioneve italiane.
Së fundmi, erdhi përpjekja e radhës, ndoshta jo e fundit, sulmi ndaj një tjetër vepre italiane, Circolo Skanderbeg (sot Teatri Kombëtar), ndërtuar në vitin 1938 nga Giulio Berte – arkitekt i firmës “Pater–Costruzioni Edili Speciali di Milano” – me teknika eksperimentale të sapo miratuara në Itali, me anë të një sistemi formash druri të parafabrikuara brenda të cilave hidhej çimento (ndoshta të lehtësuar me tallash druri).
Edhe sot, pas 80 vitesh, teatri, edhe pse i jo i mirëmbajtur, qëndron akoma në këmbë, gjë që nuk mund të thuhet për shumicën e ndërtesave të regjimit komunist.
Me sa duket Klubi “Skanderbeg” i bezdis së tepërmi bijtë injorantë të komunistëve shqiptarë, sepse ai klub – që Ministrja aktuale e Kulturës e quan në mënyrë të gabuar dhe të trashë “doppolavoro” – u ndërtua posaçërisht, dhe u dhurua për teatër (që atëherë quhej Savoia), me salla takimesh, palestër dhe pishinë për kohën e lirë, argëtimin dhe zhvillimin kulturor të elitës drejtuese të kohës, italiane dhe shqiptare. Pikërisht për të krijuar mundësi bashkëpunimi mes dy kulturave dhe etnive.
Me gjuhën e sotme, ai kompleks do të quhej “një instrument integrimi”, por rruspa e Sulltanit të Pallatit do të bëjë atë që nuk e bëri dot gjyqi i kohërave – do të zëvendësojë një ndërtesë me vlera arkitekturore dhe historike me ndonjë kullë të shtrembër (por shumë fitimprurëse), të vizatuar nga ndonjë arkitektet me halucinacione, ndoshta me mbështetjen e ndonjë prej mercenarëve italianë të tij.
Ndoshta këtë herë, institucionet italiane do të justifikohen me qëndrimin “në respekt të sovranitetit të Shqipërisë”, ose ndonjë gjë të ngjashme. Ndoshta ato do të fshihen pas heshtjes së tyre të zakonshme, duke harruar edhe një herë paratë e qytetarëve italianë të shpenzuara kohët e fundit në Shqipëri për restaurimin e arkitekturës italiane të “mes dy luftërave”, atëherë e justifikuar me qëllimin e rimëkëmbje së vlerave kulturore, të nevojshme për promovimin e turizmit. Shkatërrimi i tyre sot po justifikohet me të njëjtin qëllim zyrtar, veçse me financime të panjohura për ndërtimin e bunkerëve false dhe të privatizuar, të cilët pothuajse të kujtojnë komunizmin shqiptar.
Në rrjedhën e pak viteve po merr formë një projekt i qëllimshëm për fshirjen e kujtesës italiane në Tiranë, e cila në mënyrë legjitime u shkri në një me kujtesën shqiptare, që i shtohet braktisjes së gjuhës italiane në Shqipëri, dhe rënies së madhe të ndikimit politik dhe diplomatik italian në Shqipëri, i cili prehet në paqe së bashku me titullin mburrës të donatorit kryesor dhe partnerit kryesor tregtar. Ajo pak Itali që ka mbetur në Shqipëri po vdes pa bujë, çdo ditë. /exit.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHistori e shkurtë e muzikës shqiptare: Thesari ende i panjohur
Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!
Traditat dhe ritet e dikurshme të dasmave shqiptare
Komploti i Taksimit dhe Kosova si strumbullar i lëvizjes për pavarësi të Shqipërisë
Fitorja e Trumpit do të ndryshojë Amerikën, por Evropa mund të ketë një tjetër të ardhme
Çfarë ndodhte në ditët e fundit të sundimit osman në Shqipëri?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A