LAJMI I FUNDIT:

Stoltenberg: Turqia është aleatja jonë

Stoltenberg: Turqia është aleatja jonë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg, është vënë në vështirësi përgjigjeje gjatë një interviste për revistën ‘Foreign Policy’. Pas një deklarimi të tij se NATO është aleancë 29 demokracive, ai është pyetur nëse Turqia është një demokraci. Stoltenberg ka preferuar të mos e përkufizojë Turqinë si demokraci, por si një aleate të çmuar, duke justifikuar sjelljen e saj me të ashtuquajturën ‘shqetësime të sigurisë’.

I pyetur sërish nëse Turqia është apo jo demokraci, Stoltenberg është përgjigjur se Turqia është një aleate e NATO-së.


“Turqia është aleate e NATO-së. Ka zgjedhje në Turqi dhe ne thjesht presim që Turqia t’i përmbahet vlerave thelbësore të NATO-së”, tha Stoltenberg.

“Së pari ne nuk shohim ndonjë kërcënim ndaj ndonjë anëtari të NATO-së dhe për rrjedhojë, unë jam përherë i kujdesshëm në spekulimin e tepër rreth situatave hipotetike. Por ajo që mund të them është se çdo gjë si ajo që ndodhi në Krime dhe Ukrainë, do të provokonte sigurisht një përgjigje nga e gjithë aleanca, sepse NATO është aty për të mbrojtur aleatët e vet”, shtoi ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Dy vëllezër australian dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Dy vëllezër australian dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Amerika
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Kalo në kategori