LAJMI I FUNDIT:

Mirel Josa i lumtur pas fitores ndaj Llapit: Mposhtëm një rival direkt për titull

Mirel Josa i lumtur pas fitores ndaj Llapit: Mposhtëm një rival direkt për titull
Mirel Josa

Prishtinës i ka mjaftuar vetëm xhiroja hapëse e edicionit pranveror për të marrë kreun e tabelës në Vala Superligë.

Kryeqytetasit mposhtën pastër liderin e deritashëm Llapin me rezultat të pastër 2-0, ku golat u shënuan nga Drasko Bozovic dhe autogol nga Egzon Sinani.


Kryetrajneri i Prishtinës, Mirel Josa e vlerëson triumfin ndaj një kundërshtari, por mendon se ekipi i Llapit nuk është i vetmi kundërshtarë që kanë bardhekaltërit në garën për titullin kampion.

Prishtina mposht Llapin në derbin e javës, ia rrëmben pozitën e parë
Lexo po ashtu Prishtina mposht Llapin në derbin e javës, ia rrëmben pozitën e parë

“Nuk e mposhtëm vetëm Llapin, por edhe një kundërshtar direkt. Nuk e kemi vetëm Llapin kundërshtar direkt për titull. Tabela është e ngjeshur me shumë skuadra që kërkojnë kreun e tabelës”, deklaroi fillimisht Josa.

“Neve tani na kërkohet çdo javë të japim maksimumin dhe këtë maksimum duhet ta japim sikurse në përgatitje ashtu edhe në lojë”.

“Duhet të punojmë në të dy aspektet, edhe në mbrojtje edhe sulm. Kemi pasur disa gabime individuale në humbjen e topit që i mundësuam kundërshtarit ta fitoj lehtë atë”.

“Nëse Llapi mund të ishte me cinik në sulmet e veta më përpara mund të na vinte më shumë në vështirësi”.

Mungesa e stadiumit e detyroi Prishtinën që të sillej anembanë Kosovës, ndeshje dhe stërvitje në Obiliq, Lipjan, Podujevë, Drenas, Ferizaj, Gjakovë, Mitrovicë, Istog dhe tani Pejë
Lexo po ashtu Mungesa e stadiumit e detyroi Prishtinën që të sillej anembanë Kosovës, ndeshje dhe stërvitje në Obiliq, Lipjan, Podujevë, Drenas, Ferizaj, Gjakovë, Mitrovicë, Istog dhe tani Pejë

“Shume persona e kanë parë këtë ndeshje si një finale, por kampionati ka kthesa të shumta dhe ne duhet të shohim edhe skuadrat e tjera se si luajnë dhe jo vetëm ne”, përfundoi trajneri i Prishtinës.

Aktualisht Prishtina ndodhet në pozitën e parë me 35 pikë, një më shumë se Llapi që renditet e dytë dhe dy më shumë se Drita që “stacionohet” e treta.

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori