LAJMI I FUNDIT:

Valverde: Nuk kemi asnjë ofertë për Iniestan

Valverde: Nuk kemi asnjë ofertë për Iniestan

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde këmbëngul se klubi nuk ka marrë ndonjë ofertë për kapitenin Andres Iniesta, pavarësisht raporteve në shtypin spanjoll.

33-vjeçari thuhet se është subjekt i interesit të fortë nga skuadrat e Superligës Kineze.


Në theks të veçantë është përmendur skuadra e Tianjin Quanjian, të cilët thuhet se janë gati t’i ofrojnë pagë prej 35 milionëve në sezon.

Tianjin Quanjian derdh miliona për Iniestan, spanjoll konsideron transferimin në Kinë
Lexo po ashtu Tianjin Quanjian derdh miliona për Iniestan, spanjoll konsideron transferimin në Kinë

Por, trajneri spanjoll i Barçës, Valverde, ka hedhur poshtë njoftimet se një ofertë ishte pranuar nga drejtuesit katalunas.

Andres Iniesta (Getty Images)

“Nuk ka pasur asnjë ofertë, nëse do të kishte atëherë do të mund të flisnim për këtë”, ka thënë fillimisht Valverde.

“Unë nuk kam asgjë për të thënë në lidhje me këtë moment”.

Coutinho: Iniesta është një gjeni
Lexo po ashtu Coutinho: Iniesta është një gjeni

“Nuk e kam dhënë ndonjë mendim për këtë çështje dhe unë nuk mund të komentoj për çdo histori të lajmeve rreth klubit”.

“Andres është një lojtar në skuadrën tonë dhe është në një nivel shumë të lartë, kjo është gjithçka që mund të them”, përfundoi trajneri i Barçës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori