LAJMI I FUNDIT:

Kate Middletonit gërshetat kurrë nuk i prishen: Sekreti është në këtë truk të lirë! (Foto)

Kate Middletonit gërshetat kurrë nuk i prishen: Sekreti është në këtë truk të lirë! (Foto)

Rrobat e përsosura dhe stili shembullor i rregullimit të flokëve janë karakteristikë e Kate Middletonit, ndërkaq çdo model i fustanit të cilin ajo e vesh shitet në afat rekord.

Kjo dukuri të cilën kritikët e modës tashmë e kanë quajtur “Efekti Kate, është shënuar kohë parë edhe në sallonin e stilit të flokëve.

Në të vërtetë, një detaj gjatë vizitës së princit William dhe Dukeshës Kate të Cambridge në Suedi dhe Norvegji ka zbuluar sekretin e gërshetave shumë të bukura të anglezes së famshme, transmeton Telegrafi.


Bukuroshja Kate si ka gjithmonë ato gërsheta pedante, si i përballojnë ato stilime flokësh, madje edhe erërat nordike?

Besoni apo jo, fjala është për rrjetëzën më të zakonshme të flokëve të cilën stilistja e saj e përdor në rastet e këtilla!

Truku është që rrjetëza ka ngjyrën identike dhe nuancën si edhe flokët e bashkëshortes së Williamit, andaj pothuajse askush as që e vëren.

Sapo është zbuluar ky sekret, shitja e rrjetëzave për flokë në Britani, është rritur vrullshëm.

Kjo imtësi e cila është shumë e lirë tani gjendet në dollapët e tualeteve të çdo dame me flokë të gjatë.

Herën tjetër kur të bëni stilimin e flokëve për dasmë apo për ndonjë ngjarje solemne, kujtohuni për këtë truk super të dobishëm dhe të thjeshtë, i cili do të bëjë që flokët tuaj të mbetën gjithë ditën të rregulluara. /Telegrafi/