LAJMI I FUNDIT:

“US News”: Dhjetë gjërat që mund të mos i keni ditur për Kosovën

“US News”: Dhjetë gjërat që mund të mos i keni ditur për Kosovën

Gazeta amerikane US News ka publikuar një artikull kushtuar Kosovës, në prag të festimit të 10 vjetorit të pavarësisë.

1 Kosova është vendi i dytë në botë më i ri, që më 17 shkurt të vitit 2008 shpalli pavarësinë. Vendi më i ri që së fundmi ka shpallur pavarësinë është Sudani Jugor, që e bëri këtë në vitin 2011, transmeton Telegrafi.


2 Derisa pesë vendet e BE-së dhe Serbia, Rusia e Kina nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në vitin 2010 vendosi që Kosova është një shtet sovran.

3 Kosova nuk ka dalje në det dhe është paksa më e madhe sesa Delaware, dhe është vendi më i vogël në Ballkan. Rreth 40 për qind e territorit është i mbuluar me pyje, ndërsa më shumë se gjysma tjetër është tokë bujqësore.

4 Kosova ka popullatën më të re në Evropë, ku mbi 40 për qind janë nën moshën 25-vjeçe.

5 Kosova është vendi më i varfër në Evropë pas Moldavisë.

6 Shumica e popullsisë së Kosovës që janë afro 1.9 milion i përkasin besimit Islam, ndërsa gjuhë zyrtare janë gjuha shqipe dhe ajo serbe.

7 Perandoria Osmane pushtoi Kosovën nga mesi i shekullit të 15-të e deri në fillim të shekullit 20, ku gjatë kësaj koha Islami shënoi rritje dhe numri i shqipfolësve u rrit në masë të madhe, duke quar drejt tensioneve mes shumicës së re etnike myslimane dhe pakicës ortodokse serbe.

8 Tensionet e rritura ndër vite eskaluan në luftë, ku shqiptarët kundërshtonin qeverinë serbe dhe atë Jugosllave. Qindra civilë janë vrarë dhe qindra mijëra tjerë janë dëbuar para se të intervenonte NATO.

9 Statuja e ish-presidentit amerikan Bill Clinton është e vendosur në rrugën që mban emrin e tij në Prishtinë. Clinton ndihmoi që t’i jep fund luftës, ndërsa emrin e një ish-presidenti tjetër amerikan  – George W. Bush e mban një rrugë tjetër në Prishtinë, që njohu pavarësinë e Kosovës në vitin 2008.

10 Në Prishtinë gjithashtu gjendet katedralja katolike që mban emrin e Nënës Terezë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori