Qeveria e Kosovës e cila udhëhiqet nga Ramush Haradinaj ka pesë zëvendëskryeministra, e që përveç stafit dhe shpenzimeve të tjera këta shpenzojnë edhe derivate të naftës.
Telegrafi pas kërkesës për qasje në dokumente publike në Zyrën e Kryeministrit ka siguruar shpenzimet për derivate të naftës për zëvendëskryeministrat Enver Hoxhaj, Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi, derisa nuk ka marr përgjigje për shpenzimet e zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli, ndërsa për zëvendëskryeministrin Dalibor Jevtiq kanë premtuar se do të kthejnë gjatë javes.
Kampion në shpenzimin e derivateve sa i përket zëvendëskryeministrave është Enver Hoxhaj i cili përveç kolegëve të tij, me shpenzime ia ka kaluar edhe shefit të tij, në Qeveri, Ramush Haradinaj i cili kishte shpenzuar 1313.05 litra derivate në vlerë prej 1330 euro.
Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj nga marrja e postit më 9 shtator e deri më 31 dhjetor 2017, ka shpenzuar 1544 euro vetëm për derivate.
“Në shtator ka shpenzuar 262 litra, në tetor ka shpenzuar 566.05 litra, në nëntor ka shpenzuar 512.03 litra dhe në muajin dhjetor 2017, ka shpenzuar 458 litra derivate. Në total ka shpenzuar 1523.08 litra derivate në vlerë prej 1544 euro”, është thënë në përgjigjet e Zyrës së Kryeministrit pas kërkesës së Telegrafit për qasje në dokumente publike.
Kurse zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka shpenzuar më pak se sa Hoxhaj. Ai nga marrja e postit të zëvendëskryeministrit e deri më 31 dhjetor ka shpenzuar për derivate të veturës zyrtare 1177 euro.
“Në shtator ka shpenzuar 138 litra derivate, në tetor ka shpenzuar 110 litra, në nëntor ka shpenzuar 350 litra derivate ndërkaq në dhjetor 2017 ka shpenzuar 458 litra derivate. Në total ka shpenzuar 1056 litra derivate në vlerë prej 1177 euro”, bënë të ditur Zyra e Kryeministrit të Kosovës.
Ndërkaq, zëvendëskryeministri Dardan Gashi, nga shtatori e deri në dhjetor 2017, ka shpenzuar për derivate mbi 787 euro.
“Bazuar në faturat e pranuara, këto janë shpenzimet e derivateve nga ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike: Në muajin tetor janë shpenzuar 239 litra, në vlerë 247 euro, nëntor 332 litra, 343.25 euro, dhjetor 188 litra, 197.37 euro në total ka shpenzuar 759 litra derivate “, është thënë në përgjigjet për Telegrafin të Sabrie Grainca, zyrtare e komunikimit me publikun dhe e lekturimit në Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFranca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City