Strategjia e BE-së për Ballkanin, e cila u publikua ditë më parë, nxori në pah shumë çështje që ndërlidhen me integrimin e Kosovës në familjen evropiane.
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, dje deklaroi se strategjia e zgjerimit e Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor ka dështuar të ofrojë qartësi për anëtarësimin e Kosovës në BE.
“Kjo qasje jo e drejtë ndaj Kosovës është pasojë e mosnjohjes nga pesë shtete anëtare të BE-së, respektivisht e paaftësisë së BE-së për një qëndrim unik për Kosovën”, ka thënë Thaçi.
Sipas analistëve, stagnimi i Kosovës në procese integruese lidhet edhe me kundërshtimin e fuqishëm diplomatik të Serbisë në organizata ku ajo ka ndikim.
Analisti i çështjeve politike, Belul Beqaj, tha për Telegrafin se Kosova në strategjinë evropiane varet nga veprimet e Serbisë, në normalizimin e raporteve dhe fqinjësisë së mirë.
“Nëse Serbia arrin marrëveshje për normalizimin e raporteve dhe fqinjësisë së mirë me Kosovën atëherë edhe Kosova mund të përparojë në rrugën evropiane. Pra,nuk është e vërtet se Kosova trajtohet sikur vendet tjera të Ballkanit perëndimor. Mjerisht, fati i Kosovës varet nga veprimet e Serbisë, ndërsa fati i Serbisë varet nga gatishmëria e saj për të normalizuar raportet me Kosovën”, ka thënë Beqaj.
Ai ka theksuar se Serbia do ta njoh Kosovën në mënyrë implicite (të nënkuptuar), por sipas tij, Kosova duhet të insistojë për njohje në formën eksplicite (të shprehur).
“Tërë procesi i vazhdimit të dialogut do të zhvillohet në këtë bosht manovrues. Personalisht mendoj se nuk ka normalizim të mirëfilltë pa njohje eksplicite të Kosovës. Por, prognoza ime është pesimiste, për dy arsye. Së pari, BE e ka prioritet Serbinë, e dyta, Kosova është shumë inferiore në raport me Serbinë, në çdo pikëpamje”, është shprehur Beqaj, shkruan Telegrafi.
Ndërsa, sa i përket korrupsionit si ndër faktorët kryesor që duhet luftuar për të synuar BE-në, Beqaj ka thënë se nevojitet një ndryshim rrënjësor i politik-bërjes të cilën sipas tij, nuk mund ta bëjnë aktorët aktual politik të Kosovës.
“Kosova është kampione e korrupsionit regjional, kjo është faktuar nga agjencitë kompetente ndërkombëtare. Zhvillimet e brendshme, qeverisja avanturiste, metastazimi i korrupsionit deri ne hallkat me të rëndësishme të pushtetit, siç është Inspektorati policor, janë indikator se gjasat janë të vogla për të ndryshuar gjërat pozitivisht. Prandaj, nevojitet një ndryshim rrënjësor i politik-bërjes të cilin nuk mund të bëjnë aktorët aktual politik të Kosovës”, deklaroi ai.
Profesoresha universitare dhe njohësja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Jehona Lushaku ka thënë se sfidat më të mëdha të Kosovës janë rendi dhe ligji, lufta kundër korrupsionit dhe ushtrimi demokratik i institucioneve.
“Evropianizimi është proces që kërkon jo vetëm ndryshim institucional por edhe ndryshime të shoqërisë dhe kjo nuk po ndodh në Kosovë. Duhet të ishte proces që udhëhiqet nga elitat politike, por fatkeqësisht deri tash evropianizimin e Kosovës nuk e kanë parë si të rëndësishëm. Për t’u evropianizuar, si perspektivë, duhet ta marrim seriozisht”, ka thënë Lushaku.
Si pasojë e kapaciteteve të vogla të udhëheqjes diplomatike, Kosova ka ngecur në procesin e njohjeve të reja dhe anëtarësimit në mekanizmat ndërkombëtarë.
Që nga shpallja e pavarësisë më 17 shkurt të vitit 2008, Kosovën e kanë njohur 115 shtete, dhe është bërë anëtare e shumë organizatave ndërkombëtare, përfshirë edhe organizatat më të rëndësishme financiare dhe sportive.
Ndërsa e arritura kryesore e Kosovës në raportet me BE-në, mbetet Marrëveshja e Stabilizim Asocimit, e cila ka filluar të zbatohet nga prilli i vitit 2016.
Përkundër paralajmërimeve të zyrtarëve më të lartë të shtetit, Kosova nuk arriti të bëhet anëtare e UNESCO-s (Agjencisë për Kulturë, Shkencë dhe Arsim e Kombeve të Bashkuara), Këshillit të Evropës dhe as INTERPOL-it (Policisë Ndërkombëtare).
Lidhur me këtë, Beqaj, ka thënë se bashkëpunimi me Këshillin e Evropës, mjerisht do të varet nga Serbia më shumë, se sa prej Kosovës
“Strategjia e BE-së, parasheh bashkëpunimin edhe të Kosovës me Europol-in, që është një mekanizëm i rëndësishëm me ndikim në Interpol, por kjo nuk bëhet për shkak të respektimit të institucioneve të shtetit të Kosovës, por për shkak të interesit të sigurisë evropiane, meqë Kosova konsiderohet një vend i burimit dhe trafikimit të krimit të shumëllojshëm … Ndërsa, bashkëpunimi me Këshillin e Evropës ,mjerisht do të varet nga Serbia më shumë, se sa prej Kosovës”, tha në fund Beqaj./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City